Tha se shqiptarët janë kriminelë, ministri britanik: S'jam penduar për deklaratën! Të dallojmë diasporën shqiptare që e respektojmë dhe ata që vijnë ilegalisht (VIDEO)

18 Janar 2023, 12:44| Përditesimi: 18 Janar 2023, 13:01

  • Share

Një prezantues britanik është përplasur me ministrin Robert Jenrick për gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve. Kjo erdhi pas një video të publikuar që vlerëson ata që ndalojnë emigrantët e paligjshëm shqiptarë, disa prej të cilëve i konsideroi kriminelë.

Në emisionin e mëngjesit, ministri Robert Jenrick i tha prezantuesit Nick se nuk është aspak i penduar dhe justifikoi komentet e tij duke thënë se duhet të dallojnë diasporën shqiptare që e respektojnë nga ata që janë emigrantë të paligjshëm që futen në Britani në mënyrë ilegale me gomone.

Pjesë nga biseda

Jenrick: Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç po bëjmë në të vërtetë.

Nick: Si është konstruktiv?

Jenrick: Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.

Nick: Epo pse i keni ofenduar atëherë?

Jenrick: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi ngashtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.

Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes për të ulur shifrat që pamë vitin e kaluar pasiishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!.

Nick: Ju citohet të keni thënë: "Unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar...për të gjetur shqiptarët, për t'i ndaluar, për t'i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë. Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria.

Jenrick: Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht të largohen nga oficerët zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.

Jenrick shktoi se puna e tij do të vazhdojë pa pengesa dhe do të punojë produktivisht me qeverinë shqiptare.

Deklarata e ministrit britanik të Imigracionit, ka shkaktuar reagime të institucioneve zyrtare të Shqipërisë. Ka qenë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ajo e cila reagoi së pari duke e konsideruar deklaratën e Jenrick si ‘të turpshme’ me synimin vetëm për të fituar disa vota të elektoratit britanik. Ministria e Jashtme kërkoi paraqitjen e ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King Smith të cilit i komunikuan një ‘Notë Verbale’ të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe për gjuhën diskriminuese që cënon bashkëpunimin mes dy vendeve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 18/01/2023 16:54

    Kjo ashte politika shqiptare

    Përgjigju
  • Anglezi: 18/01/2023 13:11

    Ky eshte super i korruptuar dhe nuk do ta di per votuesit e vet dhe jo me per shqiptaret. Tani kerkon te laj motin me shampanje. Ky ambasadori yne di gje nga behet apo ka ik per fish and chips.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?