Arjola Demiri dhe Luiz Ejlli

Tha se u viktimizua në BBV dhe përmendte gjithë kohën fëmijët, Arjola Demiri i përgjigjet Luiz Ejllit: I ulët, s'ka qenë as shok i burrit tim

13 Mars 2023, 07:32| Përditesimi: 13 Mars 2023, 07:35

  • Share

Arjola Demiri dukej si një nga mbështetëset e Luizit në këtë Big Brother, por gjithçka ndryshoi, kur këngëtari nuk e kurseu dhe e cilësoi si false. Ajo u shpreh se në fakt këngëtari ka gënjyer pasi nuk ka qenë as shok me burrin e saj. Pak kohë më parë Luizi e cilësoi Arjolën si njeri të viktimizuar që përdorte fëmijët e saj për lojë. 

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më false nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi. Ditën e sotme, aktorja ka zgjedhur ti përgjigjet Luizit, duke sqaruar edhe raportin që këngëtari ka me ish-bashkëshortin e saj.  “E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim.

Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim.”-tha Arjola.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?