Sali Berisha

Politikë

Tha se votimi nga diaspora ishte i suksesshëm, Berisha për Celibashin: Flet çfarë i thotë Rama, zgjedhjet e 11 majit ishin farsë

9 Shtator, 13:37| Përditesimi: 9 Shtator, 13:42

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi deklaratën e kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili tha sot se administrimi i procesit të votimit nga jashtë ishte i suksesshëm dhe me integritet.

Kryedemokrati tha se deklaratat e Celibashit janë të orkestruara nga kryeministri Edi Rama dhe përsëriti pretendimin se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

“Natyrisht këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës. Nuk ka deklaratë me qesharake.  Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”,- tha Beridha.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?