KPA gjatë shpalljes së vendimit

Tha se vrasjet ishin nga pakujdesia/ KPA lë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e dosjes së '21 janarit' Agim Bendo

22 Dhjetor 2020, 15:38| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 15:43

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përjashtimin 15-vjeçar të ish-gjyqtarit të Agim Bendo nga sistemi i drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ardian Hajdari në cilësinë e kryesuesit, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo vendosën ta shqyrtojnë ankimin e Bendos në seancë publike, për t’i dhënë atij të drejtën për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.

Gjyqtari i Apelit, Agim Bendo, para se të dilte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dha dorëheqjen nga drejtësia, me pretendimin se ishte sëmurë. Bendo, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit, duke i konsideruar vrasjet në bulevard si vrasje nga pakujdesia, paraqiti më pas një kërkesë Kolegj, ku kërkonte ndryshimin e vendimit të Komisionit të Vettingut të shkallës së parë, duke hequr arsyen shëndetësore nga vendimi si shkak të dorëheqjes dhe për të vendosur daljen në pension.

Bendo kërkoi edhe heqjen edhe të përjashtimi i tij për 15 vjet nga drejtësia, edhe pse pretendonte se ka dalë në pension.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Takmaku: 22/12/2020 19:24

    Bendo gjygjtar i enver hoxhes komunist pleher,duhet te zhduken ky brez sa ma shpejt qe te jete e mundur,sa njerez ka marre ne qafe.Mos ja prite zoti rrezikun sa here ti vine tek dera e shpise.

    Përgjigju
  • spaku: 22/12/2020 17:12

    po me pasurit e te gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve qe kane vene me anen e korrupsionit cfare do behe apo do tju lihet qe te gezojne nje jete prallore.

    Përgjigju
  • 007: 22/12/2020 16:59

    Nga pa kujdesia vritet nje jo kater!ç'fare janee keto mashtruesa !Keto mendojne se populli ha bare dhe nuk digjo,por populli eshte me i zgjuar se ju o kriminele dhe bashkpuntore te krimi,po ne kohen e kriminelit Berisha ju nuk kishit bythe te bonit ndryshe,net kundert do tju ikte koka juaj,ky ishte sistemi kriminal i Berishes.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/12/2020 16:14

    Bendo duhet çuar te keshilloj saliviçidolin dhe ilirkakmeten si te mbrohen dhe bejne akoma karierë ne kete Shqiperi te dhj*r.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?