Thaçi: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është në favor të Serbisë (VIDEO)

2 Nëntor 2020, 13:39| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 13:43

  • Share

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të jetë i pakuptimtë nëse nuk e trajton çështjen e njohjes reciproke, është shprehur kështu presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe, është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar. Është në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”, tha Thaçi për mediat, pasi bëri homazhe me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Komente të ngjashme ka bërë të shtunën edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se dialogu po e humb kuptimin, pasi Serbia sipas tij ai po shndërrohet në instrument të Serbisë për të fituar kohë për të harruar krimet e saj. për t’i vënë në harresë krimet e saj”.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011. Së fundmi Shtetet e Bashkuara e kanë rritur angazhimin e tyre në këtë proces, për t’i ndihmuar palët në normalizimin e marrëdhënieve. Në kuadër të këtyre angazhimeve, Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?