Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu drejtua sot Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi hodhi të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Thaçi tha se ky gjykim ka hequr “renë e zezë” mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja.
“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, ka thënë Thaçi.
Lajmi kryesor:
Dita e dytë e Gjyqit në Hagë, ish-komandantët e UÇK njëzëri: Duam të bëhet drejtësi, jemi të pafajshëm! Bashkë do të triumfojmë
M.Q./ReportTv.al