Thaçi e Veseli në akuzë për krime lufte, Rama: I indinjuar, jam në krah të të gjithëve që luftuan për çlirimin e Kosovës

24 Qershor 2020, 19:44| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 19:45

  • Share

Ngritja e aktakuzave ndaj Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit nga prokuroria e Hagës për krime lufte gjatë luftës Serbi-Kosovë, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili shkruan se nuk gjend fjalët e duhura për të shprehur këtë indinjatë të thellë. Rama shkruan se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krahë të atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës nga ferri që kishte krijuar Sllobodan Milosheviç. 

Sot më shumë se kurrë duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës, tha Rama, duke shtuar se kjo luftë mbylli me lavdi një histori padrejtësie në zemër të Europës.

"Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës! Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtarë", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Krime lufte/ Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit! Rama: I indinjuar, duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?