Kosova & Rajoni

Thaçi 'kopjon' Metën, ja ku po pushon presidenti i Kosovës

10 Gusht 2019, 08:11| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 08:16

  • Share

Ditëve të fundit në mediat serbe është shkruar shumë për pushimet luksoze të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka zgjedhur që t'u kthejë përgjigje me një album fotosh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka postuar disa foto të tij duke eksploruar bukuritë natyrore të Prevallës në malet e Sharrit në Kosovë.

Këto foto Thaçi duket se i ka postuar si një kundërpërgjigje ndaj gazetës "Blitz" në Beograd e cila kishte shkruar se ai kishte po pushonte në një super resort në Turqi.

Më herët në malet e Prevallës ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Nuk dihet nëse janë takuar më njëri-tjetrin, edhe pse nuk flitet për një raport të mirë mes tyre.


Postimi i presidentit Hashim Thaçi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 10/08/2019 16:04

    Legen si Meta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?