Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv

Thaçi në Hagë/ Balla te '5 pyetjet': S'më duken të rastësishme akuzat e Berishës kundër ish-presidentit! Protestat për Klodianin nisi qytetare, por u vodh nga opozita

21 Dhjetor 2020, 21:19| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 22:37

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se protesta për vrasjen e Klodian Rashës nisi si një protestë qytetare si në shenjë revolte ndaj aktit të bërë nga efektivi i policisë, por më pas e humbi qëllimin e saj pasi u "grabit" nga politika, më konkretisht nga ish- kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Njëjtë si kryeministri Edi Rama, edhe ai e përjashton kryedemokratin Lulzim Basha nga aktet e dhunës në 6 ditët e protestave, por e bën fajtor për mosreagimin e tij.

I ftuar në studion e Report Tv në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Balla tha se PS-ja është një lexuese shumë  e mirë e protestave dhe e kupton se kur është e qytetarëve dhe si shembull mori rastin e protestës së studentëve dhe se kur është e nxitur nga politike, duke sjellë në vëmendje protestën në Shkodër. Balla shkoi edhe më tej duke thënë se në këto protesta, opozita, më konkretisht ish- kryeministri, sipas së cilit është ai që qëndron pas, kërkonte një tjetër viktimë.

Një tjetër çështje ku u ndal të komentonte numri 2 i PS-së përballë gazetarit Ilir Babaramo është edhe vizita e presidentes në detyrë Kosovës, Vjosa Osmani. Si fillim ai ka sqaruar arsyet se përse kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend atë ditë. "Ju kujtoj që kryeministri ka qenë në një aktivitet të programuar prej kohësh. Vizita ka pasur shumë ndryshime datash brenda një kohe të shkurtër për asye të shëndetit të mikes nga Kosova", tha Balla.

Ndalur te deklarata e saj, për të votuar një rezolutë që dënon genocidin serb, Balla tha se Shqipëria e ka bërë një gjë të tillë para shumë vitesh, e ndërsa sot në një kohë kur ish- drejtuesit e UÇk-së po përballen me drejtësinë në Hagë, Shqipëria e ka gjetur instrumentin e duhur për të vërtetuar që ata nuk kanë kryer krime lufte. Ky instrument për Ballën, është piëkrisht Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty. Në fund, Balla ngre edhe një pyetje për opinionin sa i përket deklaratave kundër që ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë për ish- presidentin Hashim Thaçi. "Ju duket e rastësishme që Berisha s'lë studio pa e bërë pis figurën e ish- presidentit", tha Balla, ndërkohë që përgjigjen e jep po vetë. "Mua jo", përfundoi Balla në Report Tv.

Ora 21:54
Thaçi në Hagë/ Balla: Ju duket e rastësishme që Berisha s'lë studio pa e bërë pis figurën e ish- presidentit? Mua jo! (VIDEO)

Taulant Balla, tha se Shqipëria ka zgjedhur instrumentin e duhur për të hedhur poshtë akuzat se ish- drejtuesit e UÇK-së, kanë kryer krime lufte në Shqipëri. Balla i quan aspak rastësore akuzat e ish- kryeministrit Sali Berisha në drejtim të ish- presidentit njëkohësisht edhe drejtues i UÇK-së, Hashim Thaçi në një kohë kur ky i fundit përballet me drejtësinë në Hagë.

"Ne kemi marrë një kërkesë nga Vetëvendosja që prej 2 muajsh për një draft rezolutë për të dënuar genocidin serb në Kosovë, nga parlamenti shqiptar. Që nga 1991 Kuvendi ka miratuar 8 rezoluta me përmbajtje që dënon gjenocidin serb në Kosovë, ka bërë dhe nja 12 deklarata për ta dënuar. Kujtoj që Kuvendi i Shqipërisë edhe pse citoj që me vonesë, ka ngritur një Komision të Posaçëm për t'u shprehur përkundrejt të pavërtetave të ngritura në një raport të miratuar nga Asambleja. Ose ka qenë e painformuar mbi këtë veprimtari të Kuuvendit dhe e dyta Shqipëria përmes parlamentit të saj e ka denocuar genocidin serb, atëherë kur ai i bënte krimet. Kemi marrë instrumentin e duhur, jemi para një sfide dhe një momenti delikat, ka një përpjekje për të bërë pis udhëheqjen e UCK, që jam tejet i bindur që akuzat kundrejt komandantëve do të bien poshtë, por duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të planifikuar gjithçka. Kemi instrumentet që ato akuza t'i demontojmë me prova e fakte që nuk qëndrojnë. Berisha ka votuar një rezolutë që thotë se UCK ka kryer krime lufte në Shqipëri, kush është tradhtari këtu? Komisioni është ngarkuar që të hartojë dhe rezolutën.  Ju duket normale që Berosha nuk lë pa studio pa bërë pis figurën e Hashim Thaçit, mua nuk më duket rastësore. Është e rëndë, askush nuk ia mohon Thaçit vlerën në lidershipit dhe pavarësinë e Kosovë, që në këtë moment të gjithë politikanët të bëjnë një pakt për të mbrojtur dhe lartësuar UCK siç i ka hije, ai nuk ka bërë asnjë nga ato 10 akt-akuza. Teksa lufta Çlirimtare nuk është kurrë luftë me krime luftë. Është lufta që ka moralin më të pastër dhe për këtë jam i bindur që ka bërë një luftë të drejtë për të mbrojtur qytetarët e pambrojtur. Sa për të gjitha gojtarinë tjetër dhe prirjen e një pjesë të politikanëve shqiptarë për të sulmuar në mënyrë të vazhdueshme UCK përmes Hashim Thaçin është e pavërtetë", tha Balla.

Ora 21:37
Balla zbulon arsyen pse nuk ishte i pranishëm Rama në Kuvend kur erdhi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (VIDEO)

Numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në studion e Report Tv te "5 pyetje nga Babaramo", ka zbuluar edhe arsyen se përse kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në parlament gjatë vizitës së presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit.

"Isha, padyshim prezent. Ju kujtoj që kryeministri ka qenë në një aktivitet të programuar prej kohësh. Vizita ka pasur shumë ndryshime datash brenda një kohe të shkurtër për asye të shëndetit të mikes nga Kosova", tha Balla.

Ora 21:30
Protestat në Shkodër/ Balla: Berisha kërkonte një tjetër viktimë! (VIDEO)

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, protesta në Shkodër ka qenë e organizuar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Madje ai shkoi edhe më tej, ku tha se në atë protestë ish- kryeministri Sali Berisha  kërkonte një tjetër viktimë.

"Protesta u kanalizua në një protestë të dhunshme jo nga vajzat dhe djemtë që nisën protestën, por u bë e dhunshme pasi brenda saj penetruan dhe element kriminal, ndonjë prej tyre ka qenë syresh edhe publik, nuk po hy në emra. U grabit nga Berisha, Meta e Kryemadhi dhe pamundësia e Bashës për të mos kundërshtuar Berishën. Sulmi ndaj PS në Shkodër, gjatë protestës të thërritur nga Ademi nuk ishte një sulm i djemve dhe vajzave, por ishte i i orkestruar. Politika e mbrapsht e Berishës, kërkonte të krijonte jetë të tjera të humbura. Berisha në Shkodër kërkonte arkivol dhe në protestat e tjera, të njëjtën gjë. Në Shqipëri gjatë protestave të 2013 nuk ka jetë të humbura, gjatë protestave nuk qëllohet mbi protestuesit. Berisha ka qëllua ndaj protestuesit në 2011, por jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por u gradua dhe ky është dallimi i madh. Basha është ai politikani që ish- ministër i brendshëm vra u 4 vetë, dhe ky sot guxon që të përdorë një vdekje e dënueshme, në kushtet që kolegu i tij, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen., Këtu flasim për një politikë, me moral", tha Balla

Ora 21:20
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Balla: Filloi nga djemtë dhe vajzat e reja, por në këtë vend ka politikanë që s'të lënë të protestosh (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, nisi si një protestë qytetare, por u futën në mes përfaqësues të opozitës, duke e shkatërruar qëllimin e saj.

"Në demokraci protestat janë gjithnjë të mirëpritura, PS ka ditur dhe di gjatë kohës që ka qenë në opozita dhe qeverisje ti lexojë se kur janë protesta popullore, kur fshihen politikanë të së keqes. Më lejoni t'ju kujtoj protestën e studentëve, që e lexuam me vëmendje, dhe aso kohe ka pasur disa përpjekje për të ndërhyrë politikisht. Aspak nuk është e vërtet për të identifikuar punën e Policisë me këtë rast. Kur kjo protestë filloi ishte e djemve dhe vajzave të reja, por në këtë vend kemi disa politikanë që nuk të lënë të protestosh dhe sapo të shohin një shkëndijë që ngenë një problematikë, ato hynë në mes", tha Balla.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edvin qerami: 22/12/2020 09:16

    NJE NDYRESI, NJE PLEHRE QE KA GOJE DHE FLET. YTTT...FELLIGESHTI E PLACENTIZUAR

    Përgjigju
  • Irma: 21/12/2020 22:59

    Respekte, shume konkrete dhe Te qarta i spjegoni pergjigjet, hapur dhe në fakte. Faleminderit!

    Përgjigju
  • venn: 21/12/2020 22:28

    a ti je p[alle., mjere ata qe te ftojne ty, por ne fakt te ftojne per paret qe ke be ne puyshtet jo per mendjen tende delirei

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?