Thaçi në Hagë: Jam i pafajshëm! Spekulimet po shndërrohen në fakte, prova më e madhe është historia e Kosovës

4 Prill 2023, 13:11| Përditesimi: 4 Prill 2023, 13:19

  • Share

1680606144_Screenshot3.jpg

Ish kreu i UÇK-së, Hashim  Thaçi ka dëshmuar përpara gjykatës së Hagës, se është i pafajshëm dhe se prova më e madhe është historia e Kosovës.

‘Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuzë po jam gati të përballem me këtë sfidë të re. DO të kem sukses, për familjen, popullin dhe vendin tim. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politikisht kur u pushkatua familja Jashari. Populli i Kosovës bënë atë që do bënte çdokush. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot, jam i lumtur që Kosova është e pavarur, demokraci. Kosova është histori suksesi.

Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe axhe nda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet të secilit karakter politik nuk duhet të nënkuptohen si fakte. Kjo vlen edhe për disa botime apo në opinione të aktorëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, jo çdo pjesëtar i luftës s’ka qenë bashkudhëtar me ne. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi dëshmi historikë dhe faktike të regjistruar atë kohë. Dhe për këtë, duhet të kthehemi ato dëshmi. Më vjen keq që s’dëgjojmë dot Albright në këtë sallë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjerë. Adem Demaçit, Rugovës etj. Ata do dëshmonin atë që kam bërë dhe thënë atë kohë. Besuam në vetën tonë për të qemë të lumtur. Pa ndihmën e SHBA-ve s’do ishim kurrë të lirë. ‘- tha Thaçi.


Lajmi kryesor:

Dita e dytë e Gjyqit në Hagë, ish-komandantët e UÇK njëzëri: Duam të bëhet drejtësi, jemi të pafajshëm! Bashkë do të triumfojmë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?