Hashim Thaçi, Kadri, Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi para gjykatës me 17 Dhjetor

9 Dhjetor 2020, 10:11| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 10:21

  • Share

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të paraqiten para gjykatës sërish më 17 dhjetor në orën 11:00.

Gjatë kësaj seance, palët do të njihen mbi ecurinë e çështjes. Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Gjykatësi ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.

Në seancat e mbajtura gjatë muajit nëntor atyre iu bënë të njohura akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat janë kundërshtuar nga të akuzuarit. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?