Kosova & Rajoni

Thaçi viziton babanë e sëmurë në spitalin e Prishtinës/ Mjekët e duartrokasin, largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK”

13 Mars, 15:03| Përditesimi: 13 Mars, 15:08

  • Share

Thaçi viziton babanë e sëmurë në QKUK, largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK” Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një vizitë emocionale treorëshe pranë babait të tij të sëmurë në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë. Vizita u krye në kuadër të një leje të posaçme humanitare të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë, ku Thaçi ndodhet në paraburgim.

Në përfundim të vizitës, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës u prit me entuziazëm nga dhjetëra qytetarë dhe mbështetës që ishin mbledhur në ambientet e jashtme të QKUK-së. Me brohoritjet “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre ndaj Thaçit, ndërsa ai largohej i shoqëruar nga stafi mjekësor dhe agjentët që e kishin transferuar nga Haga për vizitën.

Vizita e Thaçit u realizua pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij gjatë javëve të fundit. Gjykata Speciale konfirmoi se qëndrimi i tij në Kosovë është zhvilluar nën mbikëqyrje të rreptë, duke theksuar karakterin humanitar të lejes së dhënë.

“Në përputhje me udhëzimet e trupit gjykues dhe gjykatëses së procedurës paraprake, është organizuar një vizitë nën mbikëqyrje për Hashim Thaçin, për të takuar babain e tij në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara,” thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.

Ky moment ka risjellë në vëmendje lidhjen emocionale të figurës së Thaçit me qytetarët dhe simbolikën e tij për një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare, në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj tij vijon në Hagë.


Lajmi kryesor:

VIDEO-Hashim Thaçi në Kosovë, Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital  


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?