Ekonomi

‘Thahet’ luledielli në fushën e Tërbufit! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg për shitje! Prodhimi mbetet stok

21 Gusht, 14:52| Përditesimi: 21 Gusht, 15:24

  • Share

LUSHNJE- Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit.

Rendimenti është 35–40% më i ulët se një vit më parë.

Fermeri, Gazmend Lengu tha se “vitin e kaluar arritëm mbi 20 kuintalë për hektarë, ndërsa sivjet mezi po marrim 12–13 kuintal. Shkak eshte thatësira dhe mungesa e ujit, por edhe fara nuk ishte cilësore.”

Edhe pse prodhimi eshte i ulet, serish s’ka treg.  Fermerët thonë se hangarët janë te tejmbushur me luledielli. Ata pak tregtare qe jane ofruar nga Shqiperia e Kosova e blejne me 150 lek per kg.

Ndërsa fermeri, Habil Sula, u shpreh se “kemi mijëra kuintalë pa shitur. Magazinat dhe hangarët janë plot, por tregu mungon. Çdo vit përballemi me të njëjtën situate”.

Sipas drejtorise se Bujqësisë së Lushnjes, në fshatrat Grabjan, Zhamë dhe Plug janë mbjelle mbi 600 hektarë me luledielli. Kjo kulture eshte kultivuar masivisht pasi u pa si alternativë e mire për tokat e lëna djerre nga renia e prodhimit te grurit... por sot fermeret s’jane aspak te kenaqur me zgjedhjen që kanë bërë.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vaj: 21/08/2025 15:53

    Bejeni vaj tek fabrikat e vajit ullirit Bejeni edhe lulediellin vaj

    Përgjigju
  • Mario: 21/08/2025 15:25

    Pse nuk e gjejne tregun keta para se te mbjellin nje produkt, por mbjellin dhe pastaj kujtohen se duhet ta sheshin!

    Përgjigju
    • Partia: 21/08/2025 15:51

      Se kanë shpresë qe partia nënë do i ndihmojë. Hajt se do kaloje po he, cizmet dhe shpejt ne Greqi o te mjere.

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?