Në çezmat e shtëpive të banorëve të lagjes “Demokracia” në Mamurras të Kurbinit prej vitesh nuk rrjedh asnjë pikë uji.
Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për 2000 banoret e lagjes, pasi linja e ujësjellësit ka dalë jashtë funksionit prej dekadash
“Ne e blejmë me bidonë për të pirë, në autobotë që marrin ujë në Qafështame dhe Fushë Kuqe, ndërsa për përdorim e marrim tek këto mjetet që transportojnë ujë . Unë personalisht nuk kam asnjë shpresë se Bashkia e Kurbinit do marrë masa, kur nuk e kanë zgjidhur për 30 vjet, dyshoj se do bëhet gjë sot.- tha një banor,
“Këtu s’kemi patur ujë asnjëherë. Gjithmonë kemi blerë ujë. Vijnë ca bote nga Qafështama. Në qytet uji shkon në qytet 2-3 herë në ditë këtu s’vjen fare. Por ne nuk kemi as për të larë ujë. Uji shkon në Rrogozhinë dhe ne nuk kemi ujë këtu” thotë një qytetar.
Në këto kushte banorët ankohen se detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm, duke shtuar kostot financiare për ta. Ata thonë se ndihen të lodhur nga premtimet boshe të politikës që kujtohet për ta vetëm në kohë fushatash, ndërsa apelojnë pushtetin vendor që problematika e tyre të marrë zgjidhje sa më shpejt.
”Është shumë problem. E kemi ngritur disa herë si problematikë, por askush nuk na dëgjon”- vijoi një tjetër
“Nuk kemi ujë dhe asnjë lloj kushti. Kemi ngelë duke e blerë me lekë ujin.. Sa herë na kanë rrejt e na kanë mashtruar që do e rregullojnë vetëm ata e dinë”, shprehet një banor tjetër.
Mungesen e ujit të pijshëm e vuajnë rreth 2 mijë banorë në lagjen "Demokracia" të Mamurrasit, ndërsa as me buxhetin e këtij viti të Bashkisë Kurbin nuk është parashikuar të investohet në riparimin e rrjetit elektrik.