Kryeministri Edi Rama nga takimi me gra dhe vajza në Kamzë u ndal edhe tek primaret e PD. Ai nuk kurse as batutat në lidhje me atë që ka ndodhur me Primaret.
Rama tha se ata që fituan në Primare, veçanërisht kryetari i PD në Kavajë, përfunduan “në barkun e Bufit”, duke iu referuar mos përfshirjes së tyre në listat e 11 majin për zgjedhjet parlamentare.
“Thanë ejani se është garë e hapur u bë deti kos për primaret. Sikur u thanë nxirreni kokën kush vërtetë ka mbështetje e vota, e të tërëve ua prenë kokën. Primaret në Tiranë i festoi kryetari i PD në Kavajë, ndodhet sot në barkun e bufit, e hëngri. Se mos vetëm atë. Hëngri të tërë e as në lista nuk janë e as nëishani nuk u shihet. Sigurisht që nuk më intereson e ardhmja e PD. Por kjo është e vërteta tani”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Të thoshe jam nga Bathorja, ishte si të thoshe jetoj në kënetë! Në 11 maj PD do marrë humbjen më të madhe që nga '97
S.B/r.k./ReportTv.al