Politikë

‘Thani kënetën me votë’/ Rama shpërndan videon e bufit duke ironizuar Berishën për protetstën e TikTok: Mbroni fëmijët

17 Mars, 17:12| Përditesimi: 17 Mars, 17:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet e tij sociale videon e radhës, ku paralelizon prej ditësh deklaratat e Berishës me figurën e bufit. Në video dëgjohet thirrja e Berishës nga një deklaratë për mediat, ku shprehet se në 12 Maj çdo fëmijë do të ketë në telefonin dhe kompjuterin e vetë TikTok-un.

Nga ana tjetër Rama e shoqëron videon e tij duke iu drejtuar ndjekësve ‘Thani kënetën me votë’ dhe vijon duke përfunduar ‘Mbroni fëmijët se nuk i ndahet bufi’.

‘Censuron TikTokun mjetin më modern të komunikimit. Garantoj të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit e shkollave 9-vjeçar, gjimnazistët dhe studentët dhe të rinjtë e tjerë se më datën 12-të, TikTokun do ta kenë në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre.’-thotë Berisha në video.

 

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?