Thashethemet se përçan grupin, Gjasula tregon tipin e Armando Brojës në Kombëtare

3 Tetor 2023, 14:57| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 15:33

  • Share

 

Armando Broja është padiskutim një nga futbollistët më të talentuar që ka patur ndonjëherë Shqipëria dhe ishtë një nga mungesat e rëndësishme në dy ndeshjet e fundit. Megjithatë ai u rikthye te Chelsea dhe të hënën realizoi golin e parë pas 359 ditësh, si pasojë e dëmtimit të rëndë në gju. Mirëpo tani që afrojnë sfidat e tjera kualifikuese, sidomos ajo përcaktuese me Çekinë, po përflitet shumë emri i sulmuesit.

Madje kështu ka ndodhur gjithmonë kur ka qenë në kombëtare. Edhe për faktin se ish-trajneri Edi Reja la të kuptohet se Armando Broja është një karakter i vështirë. Kurrë jo publikisht, por disa shokë të skuadrës e kanë përshkuar Brojën në të njëjtën mënyrë. Në një intervistë për Report TV, mesfushori i kombëtares Klaus Gjasula, e komentoi kështu këtë situatë:

“Jo, është një tip normal si gjithë lojtarët e tjerë. Ka patur një kohë të vështirë me dëmtimin, siç e kam patur edhe unë me dëmtimin. Nuk kemi patur shumë kontakt dhe kjo normal do ndryshohet kur të shihemi në kombëtare.”


Lajmi kryesor:

Me Çekinë si finale, Gjasula për Report TV: Sylvinho na ka bërë një, Broja me rëndësi për Kombëtaren


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?