VIDEO/ Thatësira, bie niveli i ujit në liqenin e Prespës! Specialisti: Sjell pasoja në sistemin energjetik

9 Tetor 2023, 08:39| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 09:23

  • Share

Niveli i ujit në liqenin e Prespës ka rënë ndjeshëm nga mungesa e reshjeve por dhe shkaqe të tjera natyrore. Vetëm këtë verë Prespës është ulur mbi 40 cm.

Kallamasi dhe Zaroshka janë fshatrat e Bashkisë Pustec, ku rënia e nivelit të liqenit ndihet më shumë sepse bregu i liqenit është i ulët.

“Liqeni kërcënohet dhe pëson tërheqje në nivel”, tha  studiues i gjeografisë së Prespës”, u shpreh Llazo Stojan, studiues i gjeografisë së Prespës.

Duke theksuar nevojën për ndërhyrje nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, tre vendet në të cilat kufizohet liqeni, tha se rënie e nivelit të ujit në Prespë sjell pasoja në sistemin energjetik.

“Ujërat e tij drenohen në Ohër, pastaj nga liqeni i Ohrit shkarkohen në Drinin e Zi, ndaj ndikon dhe në sistemet energjetike në Koman dhe Fierze”, tha Llazo Stojan, studiues i gjeografisë së Prespës.

Për nga sipërfaqja, Prespa është liqeni i tretë më i madh, pas atij të Shkodrës dhe Ohrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?