Foto ilustruese

Thatësira më e madhe në 70 vjet dhe temperatura të larta, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

5 Korrik 2022, 08:56| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 09:07

  • Share

5 rajonet në Italinë veriore, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milion euro fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore "Coldiretti"

Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore.

“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, njoftoi qeveria italiane.

Qeveria italiane njoftoi se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

'Po' është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 km.

Fermerët në Luginën Po thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat. Gjatë fundjavës, të paktën shtatë persona vdiqën pasi u kapën në një ortek të shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane. Kryeministri Mario Draghi tha se kjo ishte "pa dyshim" e lidhur me ngrohjen globale./BBC

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?