Foto ilustruese

Bota

Thatësira më e rëndë në 500 vjet në Europë, kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm

16 Gusht 2022, 19:11| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 19:15

  • Share

Këtë verë, një thatësirë ​​ekstreme po prek shumicën e vendeve Evropës, përfshi dhe Mbretërinë e Bashkuar ku zakonisht reshjet janë të shumta, duke tharë lumenjtë, duke vrarë specie ujore, duke tkurrur të korrat, duke dëmtuar ekonomitë e fermave, duke detyruar qytetarët që të kursejnë ujin, duke sjellë kufizime të ujit e duke shkaktuar zjarre të rënda.

Ekspertët thonë se ndryshimi klimatike janë shkaku kryesor i kësaj thatësire historike (e cila vlerësohet të jetë më e rënda në 500 vjet), duke bërë që temperaturat e nxehta të përshpejtojnë avullimin, e të reduktojnë reshjet e borës në dimër, gjë që kufizon ndjeshëm furnizimin me ujë të ëmbël që përdoret përgjithësisht për ujitje gjatë verës.

Lumenjtë e të mëdhenj në të gjithë Evropën, duke përfshirë Rhine, Danub ose Po, si dhe liqene si Garda në Itali ose Velence në Hungari përballen me kushte të thatësire, të cilat dëmtojnë një gamë të gjerë ekosistemesh dhe kufizojnë ndjeshëm aktivitetet e transportit detar.

Kjo tharje masive e burimeve ujore ndikon negativisht në prodhimin e të korrave. Për shembull, prodhimi i misrit në BE pritet të jetë 12.5 milion ton nën atë të vitit 2021, dhe prodhimi i lulediellit parashikohet të jetë 1.6 milion ton më i ulët. Blegtoria e varur nga kulturat ushqimore po vuan gjithashtu, ku sasia dhe cilësia e qumështit po bien me ritme të paprecedentë në Francë dhe vende të tjera. Kjo shton edhe më tepër krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Nëse nuk ndërmerren urgjentisht veprime për të zbutur ndryshimet klimatike, sipas ekspertëve, thatësira të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në vitet në vijim, duke çuar në shkatërrimin e një sërë ekosistemesh dhe duke rrezikuar njerëzit në të gjithë globin.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?