Thatësira në Kukës, tkurret ndjeshëm liqeni i Fierzës! Prurjet bien me 60 metra kub ujë në sekond (VIDEO)

23 Gusht 2020, 10:15| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 14:12

  • Share

Në Kukës prej ditësh po mbizotërojnë  temperaturat e larta dhe moti i thatë që ka ndikuar edhe në situatën hidrike.

Thatësira ka  shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit në liqenin e Fierzës që po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij, ndërsa uji gradualisht po lë bregun drejt qytetit të përmbytur.

Kuota aktuale ka zbritur në 279 .65 metra mbi nivelin e detit ndërsa prurjet kanë rënë me 60 metër kub ujë në sekondë. Bregu i boshatisur nga uji është shfrytëzuar më së miri nga banorët për të grumbulluar mbetje drusore që kanë sjellë prurjet dhe hapësirat e krijuara për kullotje të bagëtive.

Rrebeshet e shiut të rëna kohë më parë  nuk dhanë asnjë efekt në dy lumenjtë kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, furnizuesit më të mëdhenj të Liqenit të Fierzës.

Situata e pazakontë hidrike ka detyruar KESH të alternojë punën në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Në Fierzë punohet me dy turbina të alternuara. Thatësira që ka pllakosur Kukësin ka ndikuar ndjeshëm në pakësimin e furnizimit të banorëve me ujë të pijshëm. 

1598170402_kukesi.jpg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?