Sociale

Thatësirë dhe defekte, krizë për ujë në qytetin e Kukësit! Banorët: E blejmë për të pirë e për t’u larë

25 Shtator, 16:06| Përditesimi: 25 Shtator, 16:18

  • Share

Qyteti i Kukësit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm që përsëritet çdo gusht e shtator. Banorët ankohen se jane te detyruar të shpenzojnë shumë para për të siguruar ujin me autobote.

Ilir Haziri, banon në katin e pestë të një pallati ne lagjen nr.2 te qytetit, tregon se po blen ujë për të mbushur depozitën.

“Dy herë në muaj jam i detyruar të blej botë me ujë 1 mijë litra, vetëm për të mbushur depozitën. Këtë ujë e përdorim për larje e shpëlarje, jo për gatim apo për të pirë. Një bot na mjafton dy ditë dhe kushton 25 mijë lekë të vjetra. Llogarisni vetë, në një muaj shkojnë 200 deri në 300 mijë lekë vetëm për ujë. Po kështu blejmë uji me bidona për të pirë e gatuar”, thotë një banor.

Problemet nuk prekin vetëm banorët e kateve të siperme por dhe ata te kateve te para ankohen se furnizohen me orare te reduktuara.

Drejtoria e ujësjellësit në Kukës e justifikon mungesen e ujit ne qytet me rënien e prurjeve në burimet kryesore të Lojmës dhe Kolosjanit por dhe me defektet në rrjet. Sipas tyre, një pjesë e krizës lidhet me keqpërdorimin e ujit nga banorët e fshatrave përreth, që e perdorin ujin e pijshëm për vaditjen e tokave.

Edhe pse vit pas viti janë kryer disa investime në linjat kryesore, mungesa e ujit të pijshëm në Kukës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?