Thatësirë në Kukës, bie ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës! Shkak rënia e prurjeve natyrore

23 Gusht 2022, 09:19| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 09:23

  • Share

Thatësira ka bërë që në Liqenin e Fierzës niveli i ujit të bjerë ndjeshëm, edhe pse në Kukës, ditë më parë pati reshje shiu. Pamjet tregojnë se po vijon ulja e nivelit të ujit në bazenin më të madh ujëmbledhës në vend. Kjo për shkak edhe të rënies së prurjeve dhe vënies në punë të hidrocentralit të Fierzës.

KESH ka përditësuar të dhënat dhe shifrat për HEC-in  e Fierzës, ku sipas publikimit të fundit prurjet natyrore në Liqenin e Fierzës janë 50 m3/s ndërsa kuota shënon 275.67 metra mbi nivelin e detit. Kujtojmë se niveli në liqenin e Fierzës përgjatë 6 muajve të parë të vitit ka qenë nën mesataren historike, teksa muaji mars shënoi nivelin më të ulët për këtë vit. Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në muajin mars niveli në liqenin më të madh të Kaskadës së Drinit arriti në 260.67 m, nga 279.82 m që është mesatarja historike.

Ndërkaq, në periudhën prill – qershor niveli ka pësuar rritje, por gjithsesi duke mbetur nën mesataren historike. Paralelisht, referuar të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, edhe gjatë gushtit tendenca është në rënie, duke qenë se në datën 15 gusht niveli ishte 278.62 m, nga 281.48 m që ishte ne fillim të këtij muaji.

Ndërkohë që, pak ditë më parë KESH vendosi të shfrytëzojë prodhimin vendas për të sigurimin energjisë, çka sugjeron për një rënie të mëtejshme të nivelit, në rast të një situate jo të favorshme hidrike. KESH informon se Rezerva Energjetike në tre HEC-et në kaskadën e

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?