Bota

The Economist: Auckland, në Zelandë të Re shpallet qyteti më i mirë në botë

9 Qershor 2021, 15:55| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 16:04

  • Share

Në një studim të The Economist, Auckland, në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar.

The Economist, ka renditur 140 qytete bazuar në faktorë si: stabiliteti, infrastruktura, edukimi dhe qasja në kujdes shëndetësor, por që këtë vit ndikim të madh duhet të ketë pandemia.

Shtetet evropiane kanë rënë më poshtë në listë, ndërsa ato në Australi, Japoni dhe Zelandë të Re janë ngritur lart.

Këto vende janë përgjigjur shpejt ndaj valëve të pandemisë dhe kanë qenë në gjendje të ulin numrin e rasteve dhe të heqin më shpejt kufizimet në lëvizje.

Shtetet e Bashkimit Evropian, në anën tjetër, kanë hasur në pengesa gjatë procesit të vaksinimit, si dhe kanë zbatuar gjatë masat kufizuese.

Pas Auckland,, vendin e dytë e ka zënë Osaka në Japoni, më pas Adelaide në Australi, Wellington nën Zelandë të Re dhe kryeqyteti japonez Tokio.

10 qytetet me kushtet më të mira për të jetuar në vitin 2021

  1. Auckland, në Zelandë të Re
  2. Osaka, në Japoni
  3. Adelaide në Australi
  4. Wellington në  Zelandë të Re
  5. Tokio, Japoni
  6. Perth në Australi
  7. Zyrih, në Zvicër.
  8. Gjenevë në Zvicër.
  9. Melbourne në Australi
  10. Brisbane në Australi

Ndërsa kryesuesit e listës duket se kanë ndryshuar ndjeshëm studimi bëri të ditur se kishte pasur shumë më pak lëvizje në fundin e listës.

Damasku mbetet qyteti ku jeta është më e vështirë, kryesisht për shkak të luftës civile e cila vazhdon prej vitesh në Siri.  Shumë prej qyteteve që u renditën në vendet e fundit  janë dëmtuar nga konflikti, i cili ka ushtruar presion në sistemin dhe infrastrukturën e tyre shëndetësore.

Dhjetë vendet me kushtet më të rënda për jetesë në botë janë shpallur:

  1. Damasku në Siri
  2. Lagos në Nigeri
  3. Port Moresby në Papua Guine e Re
  4. Dhaka në Bangladesh
  5. Algiers në Algjeri.
  6. Tripoli në Libi.
  7. Karaçi në Pakistan.
  8. Harare në Zimbabwe
  9. Douala në Kameroon
  10. Karakas në Venezuelë

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?