Vladimir Putin dhe disa liderë europianë

The Economist: Serbia, një nga 'idiotët e dobishëm' të Putinit në Evropë

5 Korrik 2023, 21:46| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 22:12

  • Share

Gazeta britanike ‘The Economist’ ka botuar një artikull me titullin “Idiotët e dobishëm të Putinit” që përshkruan qeveritë dhe njerëzit, të cilët për arsye të ndryshme promovojnë narrativat e presidentit rus në Perëndim.

Në artikull, e para që renditet është Hungaria për të vijuar më pas me Austrinë, Greqinë, Qipron, Turqinë, Suedinë, Sllovakinë, Francën dhe Italinë.

Mes anëtarëve të BE-së, gazeta është e para që përmend Hungarinë, kryeministri i së cilës Viktor Orban është mbështetësi më i shquar i Putinit, sepse ai vazhdimisht kritikon Perëndimin për ndihmën e Ukrainës, si dhe importon naftë ruse e njëherësh mbron transportin e ndihmave në Kiev përmes territorit të vendit të tij.

Në vend të dytë, sipas gazetës, është Austria, e cila bën thirrje për neutralitet, pretendon të jetë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ofron shumë pak ndihmë për Ukrainën, shkëmbimi i tregtisë së jashtme të së cilës me Rusinë ka lulëzuar kohët e fundit.

Një tjetër anëtare e BE-së, Greqia, ra dakord me sanksionet e Brukselit kundër Rusisë, por refuzoi të kufizonte transportin e naftës ruse, e cila është shumë fitimprurëse për kompanitë greke.

Economist shkruan se Qiproja, si një parajsë në det të hapur, pranoi të ngrinte rreth 40 mijë llogari ruse vetëm pas presionit të fortë nga SHBA.

“Si joanëtare që nuk vuajnë aq shumë presion, Turqia dhe Serbia as që përpiqen të fshehin mundësitë që i ofrojnë Rusisë për të anashkaluar sanksionet”, shkruan The Economist.

Në tekst përmenden edhe Zvicra e Suedia.

“Zvicra përdor ligje të fshehta lokale për të bllokuar furnizimin me armë në Ukrainë, duke përfshirë 96 tanke Leopard të vendosura në Itali që i përkasin një firme private zvicerane

“Policia në Suedi ka ndezur dritën jeshile me djegien e Kuranit. Kjo shkaktoi zemërim për Turqinë, por vetë Putin kënaqej me veprimet e suedezëve””, shkruan The Economist.

Ndërsa për Sllovakinë thotë se ka qenë një kanal jetik për ndihmën perëndimore dhe kohët e fundit ka premtuar flotën e saj prej 13 avionësh luftarakë për forcën ajrore ukrainase, por sondazhet tregojnë se partia e Robert Ficos që ka fajësuar "fashistët ukrainas" për provokimin e Putinit, duket se do të fitojë zgjedhjet që do të mbahen në shtator.

Gazeta tregon se në Evropë partitë e së djathtës ekstreme dhe të majtës ekstreme, të cilat ndryshojnë në shumë aspekte, janë shpesh të bashkuara në kërkesën e tyre për vendosjen e menjëhershme të paqes në Ukrainë, edhe nëse kjo do të thoshte “në mënyrë që agresioni rus të shpërblehej me territore të pushtuara”, duke i dhënë kështu dritën jeshile Rusisë për të zgjeruar territorin e saj përmes luftës.

Në Itali, megjithëse kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, është një mbështetëse e fortë e Ukrainës, Matteo Salvini, i cili drejton partinë e dytë më të madhe në koalicionin e saj, është një tjetër kundërshtar i sanksioneve dhe ka qenë fans i deklaruar i Putin.

Franca është një element kyç i NATO-s dhe BE-së. Por një panel parlamentar francez kohët e fundit qortoi Marine Le Pen, sfiduesen e Presidentit Emmanuel Macron për propagandën ruse pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?