Nga 18 milion përdorues kokaine në botë, shqiptarët të parët

24 Gusht 2018, 13:43| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 15:38

  • Share

“The Economist” raporton se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë.

Në reportazhin e “The Economist” me titull “Pse kartelet po fitojnë” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re dhe kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliardë dollarëve në vit ndërsa si përdorues në botë numërohen 18 të tillë. Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë kokainën më së shumti. 

Reportazhi i The Economist ku përmendet Shqipëria si vendi i parë në botë për konsumin e kokainës

Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria ku 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur vendin e parë, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane, raporton “The Economist”.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është në vendin e 34 në renditje për konsum, por është prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1 kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë.

Ndër rrugët kryesore të trafikut të kokainës vazhdon të mbetet ajo detare nga Amerika Latina e cila mësëshumti nëprmjet Gjibraltarit shpërndahet më pas në Evropë edhe me linjat ajërore, ndërsa shpesh trafikantët hakerojnë sistemet e gjurmimit për të mos u dalluar.

Në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1 kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat dhe rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine, thotë “The Economist”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?