The Economist: Shqipëria vendi me përmirësim më të ndjeshëm të demokracisë! Pritet të vaksinojë kundër COVID 70% të popullsisë deri në fund të vitit 2022

4 Shkurt 2021, 09:49| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 12:38

  • Share

Shqipëria është vendi me rritjen më të ndjeshme të demokracisë në Europën Juglindore, sipas indeksit të demokracisë” për vitin 2020, të botuar nga revista prestigjoze The Economist . Sipas revistës në fjalë, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur te marrë 6.08 pikë duke u kategorizuar kështu si ‘demokraci defektoze’ ndërkohë që më parë, sipas të njëjtës renditje, Shqipëria konsiderohej si një “regjim hibrid”. Ne kategorinë e ‘demokracive defektoze’ renditen edhe të gjitha  shtetet anëtare të BE-së qe ndodhen në Europën Lindore si  Hungaria,Çekia, Polonia etj… Shqipëria dhe Serbia janë te vetmet vende jo-anëtare te BE-ë qe janë  renditur në këtë kategori.

Ky përmirësim nga ana e Shqipërisë vjen si rrjedhojë e disa faktorëve, përfshi këtu një rritje në nivelin e mbështetjes që i është dhënë demokracisë nga publiku. Qeveria po ashtu ka ndërmarrë një sërë reformash zgjedhore, të cilat i bëjnë ligjet elektorale të Shqipërisë të kenë të njëjtat standarde si ato të Bashkimit Evropian, ndërkohë që vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas The Economist, Shqipëria është vendi me rritjen më të ndjeshme të demokracisë në Europën Lindore, evidentuar kjo nga fakti që është i vetmi vend që ka pësuar ndryshim të kategorise. Po sipas këtij raporti, demokraci me defekte kategorizohen të gjitha vendet e  Europës Lindore që janë anëtare të BE, plus Shqipërinë dhe Serbinë. 

Ndërkohë që The Economist nw raport thotw qw Shqipëria pritet të ketë përfunduar vaksinimin e pothuaj 70 % të popullsisë së saj deri në fund të 2022, është bërë të ditur në një raport të The Economist Inteligjence Unit (EIU). Prestigjiozja e bëri përllogaritjen duke marrë në konsideratë kriteret që përfshijnë marrëveshjet e furnizimit, kufizimet në prodhim, madhësinë e popullsisë dhe disponueshmërinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë që theksohet se pavarësisht vështirësive të shumta në shpërndarjen e vaksinave dhe mungesës së tyre, pritet që  vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe SHBA-ja pritet ta krijojnë imunitetin e popullsisë kundër COVID-19, brenda këtij viti, pasi aty ka nisur vaksinimi që në muajin Dhjetor dhe është filluar me injektimin e dozave të dyta të vaksinës antiCOVID.

Kanadaja, Rusia dhe Amerika Latine, Zelanda e Re, Australia dhe Afrika e Jugut pritet të krijojnë imunitetin kundër COVID-19 gjatë mesit të vitit 2022.

Ballkani Perëndimor ku bën pjesë edhe vendi jonë si dhe një pjesë e vendeve të Azisë qendrore dhe Afrikës dhe Amerikës Latine do të përfundojnë vaksinimin në fund të vitit 2022.  Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë prodhuese të vaksinës, Pfizer, për 500 mijë doza, gjithashtu me COVAX nga i cili pret mbërritjen 1 140 000 dozave, megjithatë deri tani ka arritur të vaksinohet vetëm një pjesë e personelit shëndetsor.  Ndërkohë që Serbia, e cila deri tani ka siguruar vaksina nga Pfizer, Sputnik V dhe vaksina kineze, është i vetmi vend ballkanik që ka filluar vaksinimin masiv. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi janë ende në pritje të vaksinave, të cilat priten të vijnë në mes të Shkurtit për shumë forcë.

Të fundit që do të mbarojnë vaksinimin, gjatë vitit 2023 do të jenë vendet e Afrikës dhe disa vende me të ardhura të ulëta në Azi dhe Amerikë Latine.

Vonesat për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë ardhur për shkak se në shumicën e tyre nuk ka filluar ende vaksinimi dhe presin ende dozat e para me anë të mekanizmit të COVAX.  2 miliardë dozat e para do të jepen në 2021, kryesisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe synojnë që të sigurohet vaksinimi i të paktën 20 % i popullsisë së vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta.  Sipas projeksioneve dhe marrëveshjeve të arritura në këto vende vaksinimi masiv nuk pritet të përfundojë deri në  fund të vitit 2023 apo edhe deri në vitin 2024.  Vështirësi për këto vende përveç pamundësisë për të siguruar vaksinën, janë edhe krijimi i kushteve të përshtatshme për të ruajtur dhe transportuar atë.

Aktualisht janë duke u zhvilluar 50 vaksina për të luftuar Covid -19, ndërkohë që ka filluar shpërndarja masive e Pfizer –BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca-Universiteti Oxford (MB). Në anën tjetër pavarësisht se nuk kanë marrë ende miratimin nga autoritetet shëndetësore evropiane, ka nisur edhe shpërndarja e vaksinës ruse Sputnik V dhe asaj kineze të Sinopfarm, CoronaVac në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë vaksinat e tjera. Duke u bërë kështu shkas edhe për një “luftë” gjeopolitike.


 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?