The Economist: Shqipëria vendi me përmirësim më të ndjeshëm të demokracisë në Europën Lindore

3 Shkurt 2021, 16:25| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 17:31

  • Share

Shqipëria është vendi me rritjen më të ndjeshme të demokracisë në Europën Juglindore, sipas indeksit të demokracisë” për vitin 2020, të botuar nga revista prestigjoze The Economist . Sipas revistës në fjalë, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur te marrë 6.08 pikë duke u kategorizuar kështu si ‘demokraci defektoze’ ndërkohë që më parë, sipas të njëjtës renditje, Shqipëria konsiderohej si një “regjim hibrid”. Ne kategorinë e ‘demokracive defektoze’ renditen edhe të gjitha  shtetet anëtare të BE-së qe ndodhen në Europën Lindore si  Hungaria,Çekia, Polonia etj… Shqipëria dhe Serbia janë te vetmet vende jo-anëtare te BE-ë qe janë  renditur në këtë kategori.

Ky përmirësim nga ana e Shqipërisë vjen si rrjedhojë e disa faktorëve, përfshi këtu një rritje në nivelin e mbështetjes që i është dhënë demokracisë nga publiku. Qeveria po ashtu ka ndërmarrë një sërë reformash zgjedhore, të cilat i bëjnë ligjet elektorale të Shqipërisë të kenë të njëjtat standarde si ato të Bashkimit Evropian, ndërkohë që vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas The Economist, Shqipëria është vendi me rritjen më të ndjeshme të demokracisë në Europën Lindore, evidentuar kjo nga fakti që është i vetmi vend që ka pësuar ndryshim të kategorise. Po sipas këtij raporti, demokraci me defekte kategorizohen të gjitha vendet e  Europës Lindore që janë anëtare të BE, plus Shqipërinë dhe Serbinë. (TemA)

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?