“The Guardian” e “Associated Press” raportojnë për përleshjen në Kuvendin e Kosovës

13 Korrik 2023, 19:37| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 19:39

  • Share

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, ka raportuar për përleshjen fizike që ndodhi të enjten në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se incidenti ndodhi pasi kryeministri Albin Kurti ishte duke folur për masat për uljen e tensioneve me serbët etnikë në pjesën veriore të vendit. Lajmin për këtë ngjarje e ka publikuar edhe agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, nga e cila është marrë teksti nga gazeta “The Guardian”.

“Një përleshje shpërtheu në Kuvendin e Kosovës, pasi një ligjvënës i opozitës i hodhi ujë kryeministrit Albin Kurti, përderisa ai ishte duke folur për masat qeveritare për uljen e tensioneve me serbët etnikë në veriun e vendit”- raporton agjencia e njohur amerikane dhe gazeta e famshme britanike.

Agjencia dhe gazeta theksojnë se partitë opozitare në Kosovë kanë kritikuar politikat e Kurtit në veriun e vendit, të cilat i kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatët kyçë perëndimorë.

“ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë presion Kurtit për ta ndihmuar qetësimin e situatës. Dhuna shpërtheu në maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave, të mbështetur nga policia, u vendosën në zyra pas zgjedhjeve që ishin bojkotuar gjerësisht nga shumica etnike serbe në atë zonë”- thuhet më tej.

“Të mërkurën, Kurti njoftoi se do ta zvogëlojë numrin e policëve të njësisë speciale të vendosur pranë katër ndërtesave komunale në zonat me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe se do të mbahen zgjedhje të reja komunale në secilën qytezë”- raportohet nga mediat prestigjioze.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sërish përleshje në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon foltoren! Deputetët e PDK-së u goditën me Kurtin dhe Bislimin! Prokuroria nis hetimet! Rama: E turpshme


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?