The Guardian largohet nga platforma ‘X’: Është një rrezik për demokracinë

13 Nëntor, 22:01| Përditesimi: 13 Nëntor, 22:07

  • Share

The Guardian ka njoftuar se nuk do të postojë më përmbajtje në platformën e mediave sociale të Elon Musk, X, nga llogaritë e saj zyrtare.

Në një editorial, gazeta citon "përhapjen e teorive konspirative të së djathtës ekstreme, racizmin dhe përdorimin e platformës për të ndikuar në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA" në favor të Donald Trump si arsye për vendimin e saj për t'u larguar nga X. 

"Ne donim t'u bëjmë të ditur lexuesve se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të Guardian në faqen e mediave sociale X ," tha Guardian.

The Guardian ka më shumë se 80 llogari në X me rreth 27 milionë ndjekës. The Guardian është deri tani gazeta më e rëndësishme që është larguar nga rrjeti social i Musk në shenjë proteste. 

“Kjo është diçka që ne e kemi marrë në konsideratë për një kohë duke pasur parasysh përmbajtjen shpesh shqetësuese të promovuar ose gjetur në platformë, duke përfshirë teoritë e konspiracionit të së djathtës ekstreme dhe racizmin.

“Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA shërbeu vetëm për të nënvizuar atë që kemi konsideruar për një kohë të gjatë: se X është një platformë mediatike toksike dhe se pronari i saj, Elon Musk, ka qenë në gjendje të përdorë ndikimin e saj për të formësuar diskursin politik", tha Guardian. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?