The Guardian: Protestat kundër masave të bllokimit dhe izolimit në SHBA, mund ta kenë përhapur gjerësisht koronavirusin

19 Maj 2020, 09:04| Përditesimi: 19 Maj 2020, 09:08

  • Share

Ndërsa prej rreth dy javësh në shumë shtete të SHBA janë zhvilluar protesta kundër masave të izolimit dhe bllokimit prej pandemisë nga koronavirusi, një fakt i rëndë ka dalë në skenë. Protestuesit kanë udhëtuar me qindra kilometra duke shkuar nga njëri shtet në tjetrin, për të marrë pjesë në protesta të ndryshme, përpara se të riktheheshin në vendet e tyre, dhe dyshohet se ata kanë qenë përhapësit më të shpejtë të infeksionit nga koronavirusi.

Të dhënat e raportuara për “The Guardian” nga grupi i fushatës progresive të Komitetit për Mbrojtjen e Sigurimit Shëndetësore, ngrenë dyshimet se protestat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në zonat që deri më tani kanë patur relativisht pak infeksione.

Të dhënat u grumbulluan nga aplikacionet e telefonave celularë të protestuesve nga studiuesit e kompanisë “DengMap”, të cilët  i përdorën ato për të përcaktuar 'lëvizjet e celularëve', përmes mbajësve të tyre që nga fundi i prillit e derinë fillim të muajit maj, në pesë shtete, Miçigan, Uiskonsin, Ilinois, Kolorado dhe Florida.

Shkencëtari i të dhënave Jeremy Fair, nënkryetar ekzekutiv i “VotoMap”,  tregon se në Lansing, në Miçigan, pas protestës së 30 prillit, ku protestuesit e armatosur sulmuan ndërtesën e Kapitolit dhe policia e shtetit u detyrua të bllokojë fizikisht guvernatorin Gretchen Whitmer, pajisjet të cilat kishin qenë të pranishme në vendin e protestës mund të shiheshin duke u kthyer në të gjitha zonat e shtetit, nga Detroit dhe në qytete të largëta në veri të shtetit.

Një pajisje e vizualizuar për këto dhëna, “udhëtoi” për/dhe nga Aftoni, që është mbi 250 kilometra larg nga kryeqyteti. Të tjerët, mbërritën apo kaluan edhe kufirin e Indianës.

48 orë pas protestës së 19 prillit në Denver, pajisjet celulare u panë që arritën në kufijtë e shteteve fqinje duke përfshirë Uioming, Nebraska, Oklahoma, Nju Meksiko dhe Utah.

Pas valës fillestare të protestave kundër kufizimeve, zhvilluar në muajin prill, epidemiologët paralajmëruan se ato mund të çonin në  rritje të rasteve të infeksionit.

Në Karolinën e Veriut në fund të prillit, një nga liderët e protestave kundër bllokimit të shtetit rezultoi pozitiv për COVID-19, por tha se do të merrte pjesë edhe në protestat e ardhshme.

“Megjithëse është e vështirë të krijosh një lidhje të drejtë midis pajisjeve, individëve në këto protesta dhe rasteve, të dhënat sugjerojnë që protestat mund të jenë ngjarje të rëndësishme epidemiologjike”, - tha Rob Davidson, drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Sigurimit Shëndetsor.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?