Bota

The Guardian: Si gratë po dalin nga kampi i ferrit 'Al Hol'! Martohen përmes telefonit, 'bashkëshorti i ri' paguan 15 mijë $ ushtarët kurd për t'i nxjerrë

9 Gusht 2021, 13:25| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 13:38

  • Share

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë mënyrës së nxjerrjes nga kampet e Sirisë të grave të cilat janë nën ruajtjen e forcave kurde.

Në studimin e “The Guardian” gratë kanë filluar të martohen online dhe martesa të tilla janë një mundësi për të dalë nga kampi Al Hol duke u kthyer në një metodë e përhapur “arratisjeje”.

“Çdo ditë marr mesazhe duke u pyetur nëse jam duke kërkuar burrë“, ka thënë për “The Guardian” një grua brenda në Al Hol me origjinë ruse e cila ka theksuar se edhe gratë e tjera atje po martohen, brenda kampit vetëm pak gra refuzojnë.

Gazetarët e “The Guardian” shkruajnë se të tilla martesa që lindin nëpër forumet e njohura në gjuhën arabe për xhihadistët ndër ta edhe në Evropë,  shihen si një medalje nderi në emër të ideologjisë radikale të islamit që ata ndjekin.

Për gratë e kampit, kjo është një mënyrë për të siguruar të ardhura që mund ta bëjnë jetën në kamp më të durueshme dhe paratë përdoren për nevojat e përditshme, të tilla si pelenat, ushqimin, ilaçet, telefonat.

Shumica e grave janë ligjërisht të martuara, por bashkëshortet e tyre janë të burgosur dhe ato pretendojnë se ata nuk i mbështesin dot dhe zgjedhin të martohen me një person tjetër.

Në fillim ato krijojnë  një faqe në Facebook, Instagram dhe kërkojnë ndihmë për t’i shpëtuar. Pas kësaj ato fillojnë të komunikojnë me anë të Telegram.

Martesa kryhet nëpërmjet telefonit, ku të dyja palët duhet të përsërisin disa rreshta të thëna nga ndërlidhësi i martesës. Për të nxjerrë një grua nga kampi Al Hol burrat që duan martesë, shkruan “The Guardian”, paguajnë deri në 15.000 dollarë si ryshfet ndaj rojeve kurde.

Edhe për shqiptaren Eva Dumani,  e cila refuzoi të riatdhesohej nga kampi Al Hol në Siri, tetorin e shkuar sipas dëshmive të marra nga kampi, është larguar në drejtim të Idlibit dhe se prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet  me familjen përmes Whats up.

Banorëve të kampit iu janë dërguar pagesa me vlerë totale deri në 500,000 dollarë (360,000), sipas dëshmisë nga 50 gra brenda dhe jashtë Hol, deklaron një ish -anëtare e ISIS -it në Evropën Lindore me njohuri për rrjetin e transferimit të parave dhe një luftëtari të huaj në provincën Idlib të përfshirë në kontrabandë.

Trafiku për të nxjerrë gra nga Al Hol zhvillohet nga sekserët të cilët janë në qytetin Idlib të Sirisë që kontrollohet nga kurdët. Një tjetër mënyrë është fshehja e grave brenda autoboteve të ujit që hyjnë për të furnizuar kampin Al Hol.

Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2021 01:29

    Kjo eshte histori e vjeter,britaniket e kane kapur me vonese.Para nje viti kam pare nje dokumentar amerikan per kete ceshtje.Dhe keto << martesa>> kane filluar vite me pare,para kampeve.Xhihadistet i shit-blinin e i nderronin femrat me shpejtesine qe kambistet tane nderrojne parate.Duket qe kjo tregeti nuk ka ndaluar.Me e keqja eshte qe ndermjetes shpesh jane dhe femra xhihadiste,jo vetem burra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?