Kronikë

The Guardian / Udhëtimi im në Shqipëri në kërkim të trashëgimisë së myslimanizmit evropian

10 Gusht 2021, 15:55| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 16:00

  • Share

Në udhëtimin tonë në jug para sysh na doli Gjirokastra. Ky qytet i cili shtrihet në jugun e vendit dhe karakterizohet nga kështjella e tij e lashtë, me shtëpitë prej guri të shekullit të 17-të dhe 18-të që ngjiten poshtë shpateve si një mirazh mesjetar.

Ne dolëm nga autostrada për në një rrugë të rrethuar nga ndërtesa tetë-katëshe prej betoni me ballkone rozë, nën të cilën vendasit uleshin në diell duke pirë kafe.

"Kjo është Gjirokastra" tha Idar, miku im shqiptar nga Anglia.

"Po, është, por ti e di besoj se unë kam ardhur të gjej Ergirin!" Bëra shaka.

Ergiri ishte emri osman për Gjirokastrën kur perandoria myslimane territoret shqiptare midis viteve 1417 dhe 1913. Ishte në mes të kësaj periudhe që shoqëruesi im letrar për këtë udhëtim, udhëtari osman i shekullit të 17-të Evliya Çelebi, erdhi në Ergiri.

Imazhi i Shqipërisë në ditët e sotme është i ndërtuar mbi përkufizimet dhe perceptimet e udhëtarëve perëndimorë të shekullit të 20-të, si Edith Durham, i cili e quajti Shqipërinë “pa ligje” dhe Rose Wilder Lane, e cila tha se shqiptarët “jetonin në fëmijërinë e racës ariane”, duke theksuar se ata kishin nevojë të evoluonin më shumë.  Këto stereotipe janë përforcuar nga kultura popullore moderne. Në trilogjinë e Hollywood Taken , Shqipëria është paraqitur si vendbanim i trafikantëve të pamëshirshëm dhe të dhunshëm dhe e vetmja referencë për besimin e tyre është kur ata shihen duke u betuar në Allah për të marrë hak për vdekjen e djalit të tyre,  duke vrarë heroin amerikan të filmit. Nuk mbaj mend asnjë përfaqësim tjetër të Islamit në Shqipëri në të gjithë filmin.

Kisha lexuar vepra të shumta mbi Ballkanin, por asnjëri nuk e njihte kulturën myslimane të rajonit ashtu siç bëri Evliya. Pa veprat e tij të përkthyera, Idari dhe unë kurrë nuk do ta kishim ditur se si kishte qenë dikur Gjirokastër si një qytet mysliman. Është e qartë se nuk ishte më një vend ku njerëzit ishin "të varur nga lutja", siç e kishte përshkruar Evliya. Më herët ne dëgjuam ezanin nga xhamia e vetme e qytetit, por askush nuk nxitoi për të shkuar për tu lutur, as nuk kishte mbetur ndonjë nga institutet e shumta të arsimit islamik për të cilat Ergiri dikur ishte i famshëm.

Veprat e Evliya ofrojnë një nga perspektivat e vetme për studimin Evropës myslimane,  një perspektivë që përqafon kulturën dhe trashëgiminë si të vetat dhe jo diçka të huaj, aliene ose inferiore.

Të gjitha shkrimet e tjera  në gjuhën angleze që përshkruajnë rajonin ishin shkruar në të njëjtën linjë, bazuar në mendimet disa njerëzve që udhëtonin ose me qëllim kolonizimin e një vendi ose një pjese të klasës së njerëzve që e bënin këtë. Ata e shikonin botën nga lartë, ku ata e ndienin veten superior. Megjithatë, shkrimet e tyre shpesh u paraqitën si shëtitje romantike dhe u mbështetën shumë nga shumë shkrimtarë të mëvonshëm për kontekstin socio-historik. Kjo është trashëgimia letrare e shkrimit modern të udhëtimit.

Do të vija në Gjirokastër në një udhëtim familjar për të kërkuar praninë e muslimanëve vendas të Evropës dhe për të ndjekur gjurmët e Evliya. Unë shpresoja të shihja këtë pjesë të kontinentit siç bëri ai, kur me të vërtetë ekzistonte Evropa myslimane, nën sundimin osman në kohën kur perandoria osmane po përjetonte kulmin.

Udhëtimi do të bëhej premisë për librin tim të ri. Unë kisha udhëtuar me familjen time nga Londra për të filluar udhëtimin në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës dhe deri atëherë ne kishim vizituar komunitetet myslimane në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke u mrekulluar me historinë e tyre dhe pasurinë e trashëgimisë së tyre. Pas Shqipërisë, ne do të niseshim për në Mal të Zi para se të ktheheshim sërish në Sarajevë.

Ndërsa gruaja ime dhe dy vajzat qëndronin në një plazh në Vlorë, qytetin e Idarit, ai po më ndihmonte të ndiqja hapat e Evliya.

Në Librin e tij të madh, me 10 vëllime të udhëtimeve, ose Seyâhatnâme, Evliya e përshkroi Gjirokastrën si një qytet të bukur, të shtrirë në tetë kodra dhe lugina që mund të kontrollohen nga kalaja, një vend ku shtëpitë prej guri të mbuluara me pllaka kishin vreshta dhe kopshte të rrethuar me mure me granit të bardhë.

E kur makina jonë Megane -ja e bardhë e marrë me qira po luftonte në rrugët e thepisura me kalldrëm të "qytetit të gurtë", Idar po shikonte gojë hapur nga dritarja, duke admiruar shtëpitë osmane të shpërndara mbi kodër. 

Gjirokastra ende kishte ruajtur sharmin e Ergirit të Evlisë, sepse ajo ishte koha më e gjatë që ai nuk kishte konsumuar cigare.

Ne po drejtoheshim drejt pazarit të qytetit, e rindërtuar në shekullin e 19 -të. Kjo ishte lagja më e bukur nga të gjitha lagjet, e vëzhguar nga xhamia e vetme e Ergirit, Memi Beu ose Xhamia e Pazarit.

Në kohën e Evliya, qyteti ishte një vend thellësisht fetar. Shtëpi për të paktën 15 xhami, Ergiri ishte vendi ku mund të gjeje studiuesit islamë të Hadithit (traditat e Profetit) të cilët jepnin mësim në njërën nga tre medresetë e qytetit. Kishte edhe teqe për grupe të ndryshëm sofiste dhe katër tyrbe për dervishët myslimanë. 

Fatkeqësisht, e gjithë kjo u shkatërrua kur Enver Hoxha, diktatori komunist, mori nën kontroll Shqipërinë. Memi Beu shpëtoi sepse u regjistrua si monument kulture.

Rrotat e makinës, po rrëshqisnin dhe unë u ndjeva me fat morëm kthesën në një qoshe dhe minarja e xhamisë doli në pah. Pasi parkuam nën hijen e tij, shikova nga ballkoni rrethor që përfundon në një majë si maja e lapsit të ngjashëm me huallin e mukarnasit. Dy sete simetrike të shkallëve të çonin në oborrin kryesor.

Në të majtë ishte një nga korsitë origjinale të pazarit. Dikur zemra e zhurmshme e tregut mesjetar, sot është e mbushur me dyqane që shesin magnet, bluza me imazhe të Gjirokastrës dhe modele miniaturë të kalasë së qytetit. 

Gjirokastra ishte lehtësisht vendi më i bukur që kisha vizituar në Shqipëri dhe duke qënë aty unë mund ta kuptoja se përse edhe Hoxha e kishte shpallur atë një nga vetëm dy "qytetet muze". 

Tjetri ishte Berati, 100 km në veri, I cili njihej gjithashtu për disa elemntë të arkitekturës klasike osmane dhe i vetmi qytet tjetër historik që nuk iu nënshtrua plotësisht versionit komunist të modernizimit, i cili mbylli dhe shkatërroi xhami, sinagoga, kisha, lozha sufite dhe manastire të mbyllura dhe shkatërruara.

Ato u zëvendësuan me ndërtesa të ashpra, funksionale që janë shenja dalluese e arkitekturës komuniste. Me një shkatërrim të tillë të identitetit të tij mysliman, Gjirokastra sot tregon pak shenja të jetës së saj të mëparshme si një qendër ballkanike e studimeve islamike dhe sufizmit, një vendi ku student nga e gjitha bota myslimane vinin për të studiuar, megjithatë fatmirësisht Gjirokastra dhe Berati tanimë janë qytete të mbrojtura nga UNESCO.

Ne u ndiem më mirë kur u ngjitëm në fortesë. Gjirokastra me të vërtetë është një qytet shumë i bukur, dhe ndërsa unë dhe Idari u mbështetëm në muret prej guri, sa për tu mbushur pak me frymë, ne shikuam në heshtje një skenë që ende dukej sikur i përkiste në faqet e librave të Evlijas. Unë mund të shihja kopshtet e shumta, vreshtat dhe "shtëpitë madhështore të qytetit" që ai kishte përshkruar, edhe kur qëndroja në këtë vend, të rrethuar nga kodrat dhe luginat e gjelbra. Vendet e vetme që mungonin ishin ndërtesat dhe monumentet e shumta muslimane që ai përmend në Librin e tij të Udhëtimeve: Xhamia e Hizir Agës me minaren e saj prej guri; xhamia e Haxhi Muradit, me shatërvanin  e tij me shije të ëmbël; lozha Halveti, ku Evliya duhej të varroste një nga djemtë që e kishin shoqëruar në udhëtimin e tij dhe hanët e shumtë (bujtinat), shatërvanët dhe medresetë, të gjitha të zhdukura.

"Nuk e dija që ka një vend si ky në Shqipëri, Tharik," tha Idar pas një kohe. E pashë që ishte mjaft i emocionuar.

Idar kishte lindur në Shqipëri gjatë sundimit të Hoxhës, një kohë kur respektimi i çdo besimi mund të të merrte jetën. Kjo ishte arsyeja që ai kurrë nuk kishte qenë i interesuar për trashëgiminë myslimane të vendit. Duke qëndruar në atë kështjellë  dhe duke parë Ergirin e Evliya, ai ndjeu qartë se kishte humbur diçka.

Shqipëria nuk ishte një vend ku unë prisja të zbuloja qytete historike mahnitëse që dikur kishin shërbyer si qendra të dijes islame. E njëjtë si unë ishte edhe Idar.

Shqipëria është një nga tre vendet evropiane, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, me popullsi me shumicë myslimane dhe këto vende ishin në focus të udhëtimit tim rrugor në kërkim të trashëgimisë myslimane indigjene të kontinentit. Duke pasur Evlinë pranë meje më ndihmoi të vlerësoj më mirë të kaluarën e pasur islame të Shqipërisë.

Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani.st: 10/08/2021 14:35

    Vk myslimaneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?