Alexander Ceferin

Sport
Bota

UEFA u jep 10 mln euro klubeve ruse të përjashtuara nga garat evropiane, por jo ato ukrainase! Kievi akuzon Ceferinin

8 Gusht, 19:37| Përditesimi: 8 Gusht, 20:01

  • Share

Që nga shkurti 2022, UEFA ka derdhur mbi 10,8 milionë euro në “fonde solidariteti” për klubet ruse, ndonëse këto janë përjashtuar nga garat europiane pas pushtimit të Ukrainës. Të dhënat, të raportuara nga The Guardian, tregojnë pagesa prej 3,305 milionë euro në sezonin 2022-23, 3,381 milionë në 2023-24 dhe 4,224 milionë në 2024-25. Këto shuma kanë për qëllim të mbështesin zhvillimin e akademive rinore të klubeve që nuk marrin pjesë në garat evropiane, të financuara nga një pjesë e të ardhurave nga Champions League, Europa League dhe Conference League.

Klubet ukrainase pa asgjë

Sipas gazetës britanike, pesë klube ukrainase — Chornomorets dhe Real Pharma, me seli në Odessa, Metalurg i Zaporizhia, Phoenix Mariupol nga qyteti portual jugor i pushtuar dhe Metalist 1925 i Kharkiv — nuk kanë marrë fondet. Në fund të korrikut, pesë klubet i kanë dërguar një letër presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke u ankuar për një situatë të cilësuar si “jashtëzakonisht e pazakontë”.

Letra për Ceferin

“Pas komunikimit tonë – raporton gjithashtu The Guardian – jemi informuar se pengesa për pagesat e sipërpërmendura përbëhet nga disa kërkesa të paqarta të një banke në Zvicër.” Mosdhënia e fondeve, sipas ukrainasve, lidhet me kufizime bankare zvicerane për pagesa drejt territoreve të klasifikuara si “zona konflikti”. “E gjithë Ukraina është nën agresion ushtarak rus. Vendimi për të mos dërguar pagesat për klubet tona është i papranueshëm dhe i pakuptueshëm. Jemi të përjashtuar nga shuma që na përkasin me të drejtë, ndërkohë që klubet ruse i marrin rregullisht. Kërkojmë qartësi dhe shpjegime zyrtare.”/La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?