Të jesh një vajzë spektaklesh, gjithmonë në qendër të vëmendjes, shpesh është diçka e lakmuar nga vajza të reja e ambicioze, megjithatë, jo gjithmonë e lehtë, por që mund të shndërrohet edhe në burim frymëzimi për të krijuar.
Ngjan se diçka e tillë ka ndodhur së fundmi edhe me këngëtaren e njohur Taylor Swift, e cila ka bërë publik lajmin se së shpejti do të lançojë albumin e saj të ri të titulluar “The life of a Showgirl”.
Ajo e zbuloi këtë gjatë podcastit “New Heights”, të drejtuar nga i dashuri i saj, Travis Kelce, dhe vëllai i tij, Jason Kelce.
Në një video të publikuar në Instagram në orën 00:12 të mëngjesit të së martës më 12 gusht, Swift shfaqet me një çantë ngjyrë mente me inicialet “T.S.” e ku i tregon Jason se atje është albumi i saj i ri, “The Life of a Shoëgirl”.
Në faqen zyrtare të Swift shfaqet një imazh i turbulluar në ngjyra portokalli dhe jeshile, me opsione për ta porositur në format vinyl, kasetë dhe CD. Edicioni në CD do të shoqërohet me një poster, ndërsa lista e këngëve ende nuk është zbuluar.
Ky album është i 12-ti i Swift që nga viti 2006. Ai vjen pas albumit “The Tortured Poets Department” i publikuar në prill 2024, i shituar me miliona kopje, i certifikuar gjashtë herë si platin dhe i nominuar për Grammy Awards.
Komente
