Sociale

The Miss Globe 2024 ekskluzivisht në Tring

11 Tetor, 16:11| Përditesimi: 11 Tetor, 16:20

  • Share

Një nga top eventet botërore të bukurisë sërish në Shqipëri për edicionin e 21-të. THE MISS GLOBE 2024, kompeticioni më prestigjioz i bukurisë, do të transmetohet ekskluzivisht në TRING SHQIP, duke nisur me puntatat speciale “Në Pritje të The Miss Globe 2024” deri te finalja e shumëpritur e 15 TETORIT, në një transmetim të drejtpërdrejtë që fillon në orën 21:00 dhe vijon deri në kurorëzimin e më të bukurës së botës.


Ashtu si 20 kurorat e fituara në këto vite, të përcjella në 5 kontinente, edhe këtë edicion pritet një garë e fortë mes 58 princeshave, për të shpallur mbretëreshën e globit për vitin 2024, në një mbrëmje të magjishme spektakli live.

Në kujdesin e producentit të suksesshëm Petri Bozo dhe ekipit të madh të profesionistëve që punojnë për këtë megaproduksion, gara më e madhe botërore e bukurisë, në edicionin e 21-të, ekskluzivisht në Shqipëri dhe në Tring.

E teksa numërimi mbrapsht për mbrëmjen e madhe gala ka nisur, të bukurat e globit, në një talk show të moderuar nga Gerta Heta, në ambientet e mrekullueshme të Melia Durrës, ndajnë histori personale, eksperienca dhe kauza sociale, që personifikojnë secilën prej tyre.

Rrëfime e biseda përmes të cilave do të mësojmë t’i njohim më mirë, t’i shohim ato përtej bukurisë si dukuri thjesht fizike. Dhe, bashkë me to, të përjetojmë në udhëtim mes traditash e kulturash në disa prej më të bukurave treva shqiptare.

Nga 10 deri 14 tetori, çdo mbrëmje në orën 21:00, “Në pritje të The Mis Globe 2024” vjen si ekskluzivitet vetëm në ekranin e Tring Shqip. Për t’i lënë më pas vendin shfaqjes madhështore të datës 15 tetor, moderimi i së cilës i është besuar Eva Muratit dhe Alban Xhihanit. The Miss Globe, përpos të qenit eventi më prestigjioz i bukurisë në mbarë botën, është një event me shumë rëndësi edhe për Shqipërinë artistike. Ndaj, emocione të bukura dhe shumë surpriza na presin! Welcome THE MISS GLOBE 2024, ekskluzivisht në TRING!

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?