Kronikë
Top 24

'The Sun' artikull aktivitetit kriminal të shqiptarëve në Angli: Janë arrestuar 140 trafikantë

16 Shtator 2018, 20:17| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 22:09

  • Share

Prestigjiozja britanike ‘The Sun’ i ka kushtuar një artikull shqiptarëve dhe aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikullin e tyre shkruhet se kriminelët e drogës në Midlands janë duke u zëvendësuar nga mafia shqiptare, e cila ka marrë në dorë aktivitetet kriminale në vend.

Sipas një tabele të publikuar nga The Sun, për nga kriminaliteti vendin e parë e zënë britanikët me 73,6 për qind, vendin e dytë pakistanezët me 2,56 përqind, ndërsa vendin e tretë shqiptarët me 1.98 për qind.

Më pas, sipas presitigjiozes britanike, për nga kriminaliteti vijnë shtetasit rumunë, polakë, indianë, irakenë dhe kinezë.

Artikulli i 'The Sun'

Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se ‘gangsterët’ nga Shqipëria kanë tashmë një profil të lartë dhe kanë fituar kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Një prej tyre, shtetasi shqiptar Klodjan Copja u kap si rezultat i një hetimi proaktiv nga Task Force që nga prilli i 2013 deri në korrik të 2015. Ndërsa Policia e West Midlands arrestoi 140 shtetas shqiptarë në 2017, 51 prej të cilëve u akuzuan për aktivitete që kishin të bënin me drogën.

Klodjan Copja

Në listën e arrestimeve të rëndësishme kanë hyrë edhe Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha, të cilët kur u ndaluan nga oficerët në Mercedesin e tyre iu gjet lënda e kokainës me një vlerë tregu prej £120,000.

Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?