Sarandë

The Telegraph: Shqipëria, arratisja e duhur për udhëtarët britanikë

9 Korrik 2023, 21:07| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 21:24

  • Share

Jo shumë kohë më parë, Ballkani ishte pjesë e faqeve të para për konflikte brutale e luftëra etnike, dhe jo në rubrikat e udhëtimeve.

Tre dekada më pas, dhe këndi juglindor i tokës evropiane, ajo pjesë e madhe e plazheve, qyteteve, liqeneve dhe maleve, po bëhet shpejt një destinacioni i preferuar i pushimeve, një strehë verore në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Britanikja “The Telegraph” shkruan se gati katër milionë udhëtarë britanikë vizituan shtetet e Ballkanit vitin e kaluar.

Një arratisje e mirë për qytetarët britanikë ka qenë është Shqipëria.

‘E cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj si një opsion udhëtimi.

Vërtetë, do të vini re ndërtesat shumëkatëshe, por atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë.

Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotozhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë.

Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit dhe shpaloset një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati zbukurojnë peizazhin.’- shkruan the Telegraph.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 11/07/2023 20:51

    Nuk jemi ne epoken e osmanllinjve qe qytetet te quhen qytete osmane si Gjirokastra e Berati

    Përgjigju
  • anonim: 09/07/2023 23:14

    Eshte per te ardhur keq, eshte per te huajt shqiperia shpetim se per ne qe jemi ketu nuk eshte ja une jam i ri nga qyteti i Beratit qe jetoj akoma ne qytet dhe asnje vende pune nuk gjen, dhe keto qe jane po mbyllen. Shume rend situata nderkohe kryetari i bashkise tallet promovon turistet qe vijne ne qytet se ne qytetaret na ka harruar fare. Ja dhe pak sa te largohem me gjithe familjen dhe nusen se nuk kam ndermend te vdes ketu, po qe kryetari ti ktheje syte nga qytetaret jo te merret me turistet.

    Përgjigju
    • Ex: 10/07/2023 08:57

      dembeli mutit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?