Foto ilustruese

Sport

The Times: Anëtarët e UEFA-s pro përjashtimit të Izraelit, vendimi javën e ardhshme

25 Shtator, 15:51| Përditesimi: 25 Shtator, 16:11

  • Share

Sipas 'The Times', UEFA po shqyrton pezullimin e Izraelit nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit dhe një vendim "pritet javën e ardhshme, me shumicën e anëtarëve në favor", sipas gazetës britanike.

Një vendim i tillë 'do t'i mbyllte derën e Kupës së Botës 2026' Izraelit  dhe do të rezultonte në përjashtimin e Maccabi Tel Aviv nga Europa League. Ministri izraelit i Sportit, Miki Zohar, u tha mediave izraelite se ai po "punonte me kryeministrin Benjamin Netanyahu për të parandaluar këtë veprim".

Të martën Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u takua për të marrë një vendim në lidhje me këtë temë, teksa 'The Times' thotë se anëtarët janë 'pro përjashtimit'. Katari, një sponsor i madh i UEFA-s po nxit një vendim drastik në lidhje me Izraelin. Nga ana tjetër, Izraeli mund të mbështetet në mbështetjen politike të Gjermanisë dhe Hungarisë, dy vende që do të kishin fuqinë brenda UEFA-s për të vënë veton ndaj çdo përjashtimi të propozuar.

Izraeli është vendosur në Grupin I të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, bashkë me Italinë. Në këtë grup, Norvegjia kryeson me 15 pikë (me pesë ndeshje të luajtura dhe një diferencë golash prej +21) dhe është e vështirë për t’u kapërcyer prej Italisë që ka 9 pikë (me katër ndeshje të luajtura dhe një diferencë golash prej +5).

Përjashtimi i ekipit izraelit do të thoshte pothuajse automatikisht se Italia do të kualifikohej për në play-off si vendi i dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fric: 25/09/2025 17:10

    Izrarli duhet të përjashtohet nga të gjitha eventet kulturore e sportive në botë,është shtet kriminal e meritojnë që ju thonë çifut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?