Gazeta 'The Washington Post'

'The Washington Post' nuk mbështet asnjë nga kandidatët për president, 2 gazetarë japin dorëheqjen

28 Tetor, 11:51| Përditesimi: 28 Tetor, 12:03

  • Share

Dy gazetarë kanë dhënë dorëheqjen nga gazeta 'The Washington Post', pas vendimit të gazetës për të mos mbështetur asnjërin nga kandidatët për president.

Michele Norris, një kolumniste në The Washington Post, ka dhënë dorëheqjen, duke e bërë atë punonjësen më të fundit që largohet për shkak të vendimit të gazetës për të mos mbështetur zëvendëspresidenten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Norris e ndau lajmin në një postim X të dielën (27 tetor). 

“Vendimi i Ëashington Post për të mos lejuar mbështetjen që ishte shkruar dhe miratuar në zgjedhjet ku rrezikohen parimet thelbësore demokratike ishte një gabim i tmerrshëm dhe një fyerje ndaj standardit të vjetër të gazetës për mbështetjen e rregullt të kandidatëve që nga viti 1976”, shkroi ajo.

'The Washington Post' tha se nuk do të mbështeste ndonjërin prej kandidatëve presidencial të SHBA-së, duke zemëruar disa nga stafi redaktues, duke përfshirë redaktorin Robert Kagan, i cili gjithashtu dha dorëheqjen më (25 tetor). Kagan e quajti vendimin një “kapitullim të parakohshëm” ndaj Donald Trump.

Botuesi dhe CEO, Will Lewis shkroi në një rubrikë të premten se vendimi u mor për të lejuar lexuesit e Postit të “vendosin vet” se për kë të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, gazeta botoi një artikull të veçantë të premten duke raportuar se pronari i saj, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, përfundimisht bëri thirrjen për një vendim të tillë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?