Kronikë

‘The Wanted’/ 34-vjeçari ekstradohet në Shqipëri si kërkuar për trafikim kanabisi në Ulëz, në Itali bie në pranga i shumëkërkuari për dhunë në familje

31 Maj, 16:09| Përditesimi: 31 Maj, 23:10

  • Share

Operacioni ndërkombëtar ‘The Ëanted’ ka çuar në pranga dy perosna të shpallur në kërkim, të akuzuar për vepra  të rënda penale. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Interpolin, ka finalizuar me sukses ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Në Greqi është arrestuar dhe më pas ekstraduar drejt vendit tone 34-vjeçari N.K., alias N.T., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike. Ky person akuzohet si bashkëautor në ngritjen e një parcele me kanabis në vitin 2022,  në Ulëz të Dibrës.

Për këtë vepër, Gjykata e Matit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë, në një tjetër aksion të zhvilluar në Milano, Itali, ka rënë në prangat e autoriteteve vendase dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri shtetasi 44- vjeçari O.J., alias O.Ç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Fierit për veprën penale “dhunë në familje”.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.

Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.

Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?