KOSOVË- Është thelluar skandali i abuzimit seksual i 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë persona. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se 11-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur edhe në muajin qershor të këtij viti. Një deklaratë e Prokurorisë Themelore të Prishtinës bën me dije se ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe më pas është dërguar në strehimore.
Siç përmendet edhe në një pjesë të njoftimit të prokurorisë themelore në Prishtinë e mitura rezultonte e zhdukur edhe në muajin qershor, çka ka nxitur hetimet edhe me të thelluara në Prishtinë.
‘Po ashtu, për hir të informimit të saktë, ju njoftojmë se në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur, me ç’ rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, i cili ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe, më pas është dërguar në strehimore. Në mënyrë urgjente, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit në fjalë. I njëjti ka lëshuar urdhëresa për ekzaminime dhe vlerësime të ndryshme. Po ashtu, në prezencë të psikologes, Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave e mitura është marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit dhe ndaj të njëjtit rast janë duke vazhduar hetimet.’- thuhet në një pjesë të njoftimit të prokurorisë.
Kujtojmë se ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.
Ky femije duhet te merret nen kujdes nga shteti, pra tu hiqet primderve neglizhente. Ngjarja paska ndodhur pasdite ne ora pese. Si ka mundesi qe ne keto kohe te lihet nje 11 vjecare te endet vetem neper parqe. Poliicia duhet te patrulloje hapsirat publike perfshi ketu edhe parqet. Duket qe perdhunuesve ua ka bere te lehte abuzimin dhe rrembimin e femijes mosprezenca e policise dhe indicerenca e publikut. Ska mundesi qe dikush mos e kete pare skenen??!
Përgjigju