Kadri Veseli

Themelohet fondacioni 'Përkrahje për mbrojtjen e Kadri Veselit'

19 Dhjetor 2020, 13:10| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 13:13

  • Share

Pas familjes së Hashim Thaçit, e cila ka themeluar fond për mbrojtjen juridike të ish-presidentit të akuzuar nga Gjykata Speciale, një fondacion i tillë është themeluar edhe për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se për mbështetjen ligjore të ish-kryetarit Kadri Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

“Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli”, thuhet në njoftimm, raporton Telegrafi.

Më tej thuhet se fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.

Njoftimi i plotë:

“Me qëllim të ri-konfirmimit të qëndrimit dhe besimit të patundur që lufta e armatosur e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, pra luftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;

Në konsideratë të njohës së sakrificës, angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të mbështetur nga NATO, e udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, të cilët ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës;
Me synim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta në procesin gjyqësor të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, që ka filluar pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë;

Ju njoftojmë se për mbështetjen ligjore të ish-Kryetarit Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Ky Fondacion është themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e mbrojtësve të specializuar të ekipit ligjor që ofron mbrojtën juridike për ish-Kryetarin Veseli.

Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli.

Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës.

Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.
itullari i Llogarisë: Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit

SwIFT CODE: EKOMXKPRXXX

Nr. Llogarisë: 1401000001728525

IBAN: XKO5/1401000001728525

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 20 milionë euro për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar, potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?