Agron Kapllanaj deputeti opozitar themelues i 'Djathtas 1912', theksoi se me Berishën nuk mund të ketë bashkëpunim. Sipas tij, Berisha ose të bën armik dhe të fyen ose të bëhesh aleat dhe për të je burrë shumë i ndershëm.
'E kam thënë disa herë që me zotin Berisha ka dy rrugë, nëse je kundër tij je armiku i tij dhe të sulmon pa rezervë ose duhet të jesh me të dhe ti nënshtrohesh. Si me ata deputetë që kishte sharë dikur dhe tani që janë bashkë janë burrat më të mirë. Kam zgjedhur rrugë tjetër.
Nuk i shërbejmë në asnjë mënyrë qeverisë. Synojmë ato vota që vitet e fundit janë duke u rritur, ato vota të atij elektorati q ënuk e gjen veten as te Berisha dhe as te Rama. I marrim ato vota që të bëjmë një qeveri të djathtë me parti të tjera të djathta.'
Lajmi kryesor:
'Djathtas 1912'/ Agron Kapllanaj: Basha i mirëpritur! Burimi: Këta presin që të arrestohen Rama me Berishën që të marrin vota
G.K//ReportTv.al