Foto ilustruese

Themeluesit e BioNTech paralajmërojnë për boshllëqet në furnizimin e vaksinave anit-COVID

1 Janar 2021, 12:14| Përditesimi: 1 Janar 2021, 12:17

  • Share

BioNTech dhe partneri i saj Pfizer në “luftën” kundër COVID-19, tha se po përqendrojnë të gjitha forcat e tyre në mënyrë që të shtohet prodhimi i vaksinës anti-COVID, sepse ka mungesa.

Vaksina anti-COVID ka arritur relativisht me vonesë në BE, pasi edhe miratimi i tij nga EMA ka ardhur shumë vonë, gjithashtu porosia e bërë nga Brukseli ka qenë në një masë të vogël.

Vonesat kanë shkaktuar shqetësim në Gjermani, ku në disa rajone u desh të mbylleshin përkohësisht qendrat e vaksinimit disa ditë pas nisjes së vaksinimit më datë 27 dhjetor.

"Për momentin nuk duket mirë, ka një mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe ne duhet të plotësojmë boshllëkun me vaksinën tonë," i tha CEO i BioNTech Ugur Sahin për Spiegel në një intervistë.

I pyetur në lidhje me variantin e ri të COVID-19 ai tha "Ne po testojmë nëse vaksina jonë gjithashtu mund të neutralizojmë këtë variant të ri të koronavirusit  dhe së shpejti do të dimë më shumë," tha ai.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn i ka kërkuar EMA që gjithashtu të miratojë shpejt një vaksinë të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.

Sahin themeloi BioNTech me gruan e tij, Oezlem Tuereci, të dy “fajësuan” vendimin e BE-së për përhapjen e porosive me shpresën se vaksina të tjera do të aprovoheshin së shpejti.

BioNTech shpreson të nisë një linjë të re prodhimi në Marburg, Gjermani, në Shkurt që mund të prodhojë 250 milion doza në gjysmën e parë të vitit, tha Sahin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?