Ardit Çuni

‘Thëngjill i mbuluar’, Ardit Çuni shpreh zhgënjimin ndaj Salsano Rrapit: Flet mbrapa krahëve

18 Dhjetor 2022, 17:03| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 17:05

  • Share

Ardit Çuni u shpreh i zhgënjyer për aktorin  e humorit, Salsano Rrapit.

I ftuar në “Më lër të flas”, Arditi e cilësoi Salsanon si ‘Thëngjill i mbuluar’, pasi sipas tij ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e këngëtarit.

“Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon."- tha ai. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?