Theodhor Masllavica fiton zgjedhjet, duhet të ringrejë peshëngritjen shqiptare

5 Prill 2018, 12:43| Përditesimi: 5 Prill 2018, 20:39

  • Share

Theodhor Masllavica duhet të ringrejë peshëngritjen shqiptare. Masllavica është zgjedhur Presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në Asamblenë e Jashtëzakonshme të mbajtur gjatë së enjtes.

Masllavica ka fituar garën me kandidatin tjetër Ilir Topuzi me një rezultat të thellë. Nga 21 klube që kishin të drejtë vote për Theodhor Masllavicën votuan 19 ndërsa vetëm dy klube mbështetën kandidaturën e Ilir Topuzit.

Peshëngritja kaloi një periudhë kaosi pas skandaleve të dopingut që u pasua edhe me dorëheqjen e ish-Presidentit Elez Gjoza. Suksesi i Briken Caljes në kampionatin Europian ku u shpall kampion i trefishtë duhet të jetë një pikënisje për peshëngritjen . Në Asamblenë e sotme ishin pjesmarrës edhe përfaqësues të Federatës Europiane dhe Presidenti i KOKSH Viron Bezhani. Masllavica ka marrë edhe urime nga kolegët e Federatave të tjera europiane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?