Theri greken për 50 € e një palë vathë, i 'forti i Maliqit' i dënuar 3 herë me burgim të përjetshëm! Si u arratis nga burgu i Trikallasë

18 Nëntor 2019, 16:22| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 22:01

  • Share

Taulant (Roland) Luli, i konsideruar si i “forti i Maliqit” dhe që në muajin prill 2019, ka qenë i dyshuar dhe mbahej në vëzhgim nga agjentët e policisë së Shtetit, si pjesë e grupit të Gramoz Murataj, që grabitën 6 milion euro në aeroportin e Rinasit, rezulton i dënuar me tre burgime të përjetshme nga Prokuroria e Larisës në Greqi. “Shqiptarja.com” mëson se në 22 mars 2013 Luli është arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi. Ai i ka shpëtuar ndjekjes së policisë helene duke mundur të hyjë në territorin shqiptar, për të krijuar më pas një bazë qëndrimi nga ku drejtonte dhe aktivitetin kriminal të kultivimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Greqi. Në momentin kur Luli është kapur nga agjentët e Policisë së Shtetit, atij i është sekuestruar në makinë një arsenal i madh me armë, si pistoletë me silenciator, granata dore dhe disa fishekë të kalibrave të ndryshëm. Agjentët nuk i kanë dhënë asnjë mundësi reagimi, pasi në çdo moment mundej që ai të përgjigjej me armë. Madje siç mësohet Luli ka pasur dhe një komunikim me agjentët që e arrestuan duke i thënë se “…nuk e dija që do të më rrethonit, se do kisha vrarë nja 6 vetë prej juve…”.

Prej muajit korrik 2019 e në vijim, Roland Luli, ndodhet i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë, pasi prokuroria e këtij qyteti, e ka arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, “Kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim të vajzave minorene për prostitucion”. Por teksa prokurorët e Korçës po vijojnë hetimet për Lulin dhe 7 bashkëpunëtorët e tij, nga Larisa në drejtim të Korçës, ka mbërritur një letërporosi, ku tregohen të gjitha krimet e bëra në Greqi të Roland Lulit. Pikërisht me anë të kësaj letërporosie autoritet greke kërkojnë ti njihet nga drejtësia Shqiptare vendimi me burgim të përjetshëm ndaj Roland Lulit, vendim të cilin nëse do njihet nga gjykata e Korçës, ai do ti duhet të vuajë në Shqipëri. Momentalisht çështja është në fazën e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa dosja penale është administruar dhe po përfaqësohet në gjykatë nga prokurori Julian Kristo. Sipas dosjes së prokurorisë së Larisës, bëhet fjalë për 26 grabitje, ku në tre raste këto grabitje kanë sjellë jo vetëm vjedhjen e pasurisë, por edhe humbjen e jetës së tre shtetasve grekë. Njerëzit që janë grabitur dhe më pas vrarë nga Roland Luli dhe bashkëpunëtori i tij Altin Ndreka dhe shtetasja greke Aikaterini Kalfadopoulou, quhen Astra Vasileiou, Evdokias Anagnostopoulou dhe Aristeas Katergari. Sipas dosjes greke kjo e fundit është lidhur dhe më pas therur me thikë, vetëm për faktin se dy grabitësit shqiptarë Roland Luli dhe Altin Ndreka, nuk kishin çfarë të vidhnin në banesën e saj në Volos, ku në këtë rast kanë vjedhur vetëm 50 euro dhe një palë vathë floriri. Egërsia e Lulit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, ka vijuar të shfaqet edhe në raste të tjera, ku përgjithësisht viktimat e tyre dhunoheshin barbarisht ose priteshin me thika.

Në pjesën më të madhe të rasteve banda e Lulit vepronte duke lidhur personat që ndodheshin vetë në banesë, ku në largim e sipër i mbyllnin dhe gojën me natriban, duke sjellë dhe vdekjen e ngadaltë të personave. Policia e Larisës, ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Lulin duke e dënuar me tre burgime të përjetshme dhe më pas izoluar në burgun e Trikalasë. Por dënimin me burg përjetë Luli nuk e ka kryer për shkak se në mars të 2013 Luli ka mundur të arratiset nga burgu dhe të gjejë strehim në qytetin e Korçës. Me dosjen greke është njohur dhe Roland Luli në ambjentet e burgut të Korçës, ku sapo oficerët i kanë bërë me dije tre dënimit me burgim të përjetshëm në Larisa, ai i ka ngrisur dokumentat në sy të tyre. Lokalizimi dhe vëzhgimi i parë i Roland Lulit nga policia Shqiptare, është kryer gjatë muajit prill 2019, kur në Rinas u vodhën nga grupi i Gramoz Murataj shuma prej 6 milion euro. Policia dyshonte se edhe Roland Luli, një grabitës i stërvitur në Greqi, mund të kishte dorë në këtë grabitje. Menjëherë është nisur kërkimi i këtij personi derisa është lokalizuar dhe më pas vënë në vëzhgim të rreptë nga policia. Nga kjo ndjekje është mësuar se Luli kishte ngritur një bazë të kultivimit të lëndëve narkotike në një fshat të Maliqit.

Një oficer policie ka përcjellë të dhëna se Mirel Fasho ose siç njihet ndryshe si “Reli i Kakaçit”, kultivonte drogë dhe shfrytëzonte disa vajza të komunitetit Rom si prostitute në Korçë e Greqi. Më konkretisht në datën 26 maj 2019 është marrë informacion se “Reli i Kakaçit” dhe disa persona të tjerë të panjohur nga agjenti i policisë,kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e Njësisë Administrative Pirg. Nga një bisedë që është zhvilluar ndërmjet Relit dhe një person tjetër, ky i fundit është shprehur se territori ku kanë mbjellë bimët narkotike është shumë larg dhe është shumë vështirë të shkohet atje. Reli i ka shprehur shqetësimin se mos flet ndonjë kalimtar, por personi tjetër e ka siguruar duke i thënë “…e dinë ca çobenë, por nuk flasin se kanë frikë…”.

Po kështu i ka thënë Relit se kanë qenë një ditë ata të policisë andej për kontroll, por deri aty tek vendi është shumë larg, këputesh në këmbë, nuk shkohet. Në prani të agjentit të policisë Reli, i ka kërkuar numrin e ri të telefonit, personit që po diskutonte sa më sipër. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky person ishte Roland Luli.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni Tirane: 19/03/2020 15:04

    Plumb pas koke ketyre qenave cti mbash ne burg kot

    Përgjigju
  • Gjoni: 19/11/2019 09:39

    Therri me rr të fortë o gazetar injorant!

    Përgjigju
    • Gjon te keqen: 19/11/2019 13:01

      O Gjon, shko hap fjalorin e gjuhes shqipe. Para se te fyesh e te dalesh tamam bllof m, verifiko. Ka te drejte gazetari, shkruhet Ther.

  • Kafsha: 19/11/2019 09:39

    Leshi i Maliq leshit, fshatarë primitivë. Shikoni c surrat shpelle, Epoka e Gurit.

    Përgjigju
  • vera: 18/11/2019 18:31

    KATUNAR budalla...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?