Thesaret arkeologjike të Zagorisë, Spiro Nika: Artefaktet prehistorike mbushin boshllëkun në arkeologji

2 Maj 2020, 21:43| Përditesimi: 2 Maj 2020, 22:07

  • Share

Zona e Zagorisë me resurse të pasura natyrore, fsheh në gjirin e tokës së saj thesare arkeologjike. Sipas arkeologut Spiro Nika, nëse qoftë se do të bëheshin përpjekje për të nisur ekspeditat kërkimore, do të vinte ora që të plotësohej një boshllëk i madh në studimet parailire dhe ato prehistorike. Por projektet për eksplorimin e kësaj zone kanë mbetur ende në letër. Arkeologun e shqetësojnë disa gjetje arkeologjike sipërfaqësore të mbledhura nga vëzhgimet pranë burimit të Çalakut në  Konckè, Zagori.

Dhe këto gjetje, nëse nuk bien në duar të specialistëve, mund të shënojnë humbjen e një dokumentacioni arkeologjik.

Gjetjet janë disa fragmente të qeramikës, enë të tavolinës që i përkasin shekullit të tretë e të dytë para Krishtit. Një pjesë e gjetjeve sipërfaqësore vijnë nga banorë të zonës, siç është kjo spilë hekuri në formë zogu, e gjetur nga Stefan Thimio.

Janë aty në nëntokë, por nuk “kanë gojë” të flasin. Po përse ka rëndësi kërkimi dhe zbulimi i artefakteve në këto zona?

Në një intervistë për Report TV, arkeologu Spiro Nika çel siparin e një problemi të madh në arkeologjinë shqiptare, pas zhvillimit të disa ekspeditave përnjohëse me Prof. Luan Përzhitën dhe shefi e Departamentit të Prehistorisë, Prof. Ilir Gjipalin, të cilat dhanë rezultate të shpejta për parahistorinë e hershme në territorin e Shqipërinë jugperëndimore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?