Theth, mungon pastërtia në fshatin më të vizituar nga të huajt! Kompania e pastrimit mbledh mbetjet 2 herë në javë

4 Prill, 17:17| Përditesimi: 4 Prill, 21:22

  • Share

Thethi, fshati alpin me vizituar nga turistet e huaj përballet prej vitesh me problemin e menaxhimit të mbetjeve.  Ndaj banoret, qe janë njëherësh pronare të bujtinave kërkojnë më shumë investime.

“Ne nuk e dimë se kur vjen makina me mbledh plehrat. Një here vjen të hënë e një here të enjte. Kjo nuk funksionon kështu. Koshat duhen pastruar çdo ditë”.- tha një nga pronarët e bujtinave.

“Shtimi i koshave e para dhe e dyta, duhen thurur me gardh se këtu ka erëra te forte ka dhe dhelpra, kuaj e arusha që i shpërndajnë plehrat në rrugë. Ne presim 1500 turiste ne dite kështu që duam pastërti, ju mund të shtoni taksat”.- tha një pronar bujtine.

Gjatë një takimi në Theth me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ata u ankuan se kompania e pastrimit kryen evadimin e mbetjeve dy herë në javë, ç’ka është e pamjaftueshme. Po kaq propozuan vendosjen e kontejnerëve për diferencimin e mbetjeve në burim.

“Duhet të shihet mundësia e kategorizimit te koshave, bujtinat duhet ti seleksionojnë vete plehrat”.- u shpreh një nga pronarët e bujtinave.

“Ndarja e mbeturinave është e domosdoshme. Nëse bëhet kjo mund të zhvillohet dhe turizmi i peshkimit. Grumbullime te kontrolluara dhe te rrethuara. Ne 80 për qind të turistëve i kemi të huaj, për fundjavë vijnë edhe shqiptarë.- tha një një pronar bujtine.

“Kemi te bëjmë me turiste qe duan pastërtinë. Thethi duhet të bëhet i pari ne Shqipëri për selektimin e mbetjeve”.- u shpreh një pronar bujtine.

Në këtë takim u vendos ngritja e një grupi pune mes banorëve dhe punonjësve te Bashkisë për bashkërendimin e masave që do të ndërmerren për krijimin e një hapësirë të pastër në Theth.

“Kompania vjen dy here ne jave. Kemi konstatuar se sado që përpiqemi prape se prape nuk e kemi situatën e pastrimit ku duhet. Unë nuk jam i kënaqur dhe dua këtë vit ta kemi Thethin si model”.- tha Beci.

Thethi, kjo perlë e natyrës pret të këtë rritje të numrit të turistëve kjo referuar edhe rezervimeve të cilat kanë nisur që në muajin Prill duke e kthyer Thethin në destinacionin kryesor turistik të Shkodër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/04/2024 00:51

    5 kazane ne rresht dhe prape plehrat jane te hedhura pertoke! Nuk e kane fajin as arushat,as kompania qe mbledh plehrat dhe as mungesa e kazaneve selektive,por njerezit! Dhe mendoj qe nuk jane vetem vendasit,por dhe turistet shkaktare.Pra disa ditesh degjova nje lajm sa interesant per problemin qe i drejtohet indirekt,po aq dhe per te qeshur.Me konkretisht,organet perkatese qe menaxhojne Everestin,kane urdheruar turistet dhe alpinistet qe e vizitojne qe kur te largohen te marrin me vete dhe jashteqitjet e tyre qe lene pas ne natyre.Kisha degjuar per ndotjen ambientale qe ishte bere problem atje dhe per te cilat po merren masa,por duket qe problemi eshte ngritur nje note me lart.Ndoshta dhe zonat tona turistike duhet te ashpersojne njelloj rregullat per mbajtjen paster te ambienteve natyrore,ose jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?